Lajmet

Ndërtimi 15002 i Windows 10-tës, një përditësim masiv plot veçori të reja

Jan 10 2017
0 Shpërndarje
Përditësimi i Krijuesve të Windows 10-tës pritet të mbërrijë në tre mujorin e parë të këtij viti që sapo kemi nisur dhe këtë na e konfirmon mësë miri versioni më i fundit eksperimental i Windows 10-tës publikuar ditën e hëne. Ndërtimi 15002 i Windows 10-tës, një përditësim masiv plot veçori të reja

Ndërtimi 15002 vjen me një sërë përmirësimesh, me mundësinë për të ndërprerë përditësimet, ndryshime vizuale dhe një ekran jeshil të vdekjes. Është i disponueshëm vetëm për të abonuarit në Unazën e Shpejtë të Windows Insider.

Çfarë sjell ndërtimi 15002

Ja një listë paraprake të ndryshimeve dhe të rejave të ndërtimit 15002:

  • Përditësime të Microsoft Edge në menaxhimin e tabeve
  • Ikonat e Menusë Start mund të vendosen brenda folderave
  • Përmirësime të Shkallëzimit, prerjes dhe shpërndarjes
  • Komanda të sugjeruara nga Cortana
  • Kontroll i ngjyrës blu
  • Përmirësimet të narratorit
  • Përmirësime të Microsoft Edge

Microsoft Edge vijon të përmirësohet

Nuk kanë qenë të pakët ata përdorues të cilët kanë mësyrë Microsoft Edge për ca kohë e mëpas për tu larguar njëherë e mirë. Lajmi i mirë është se ekipi i shfletuesit nuk ka ndaluar së punuari dhe përmirësuari Edge. Dy funksionalitetet më të fundit janë: shikimi papraprak i përmbajtjes së tab-it dhe rikthimi i tab-eve të humbura.

Ky i fundit është edhe më i rëndësishmi sepse ndërsa shfletuesit e tjerë e ofrojnë diçka të tillë nëse shfletuesi dështon, Edge ka ndërmarrë një qasje tjetër. Do të vëreni dy ikona të reja: një për ruajtjen e tabeve dhe një për rikthimin e tyre.

Edge gjithashtu ofron shikimin paraprak të përmbajtjes së tab-eve. Edhe Opera e ofron diçka të tillë sapo vendosni shenjën e mausit mbi një prej tab-eve. Krahas kësaj, Edge përmban një simbol ngjitur me tab-in e fundit të cilin nëse e klikoni do të shfaqen të gjitha tab-et në formën e një slideri.

Ndërtimi 15002 bën të mundur bllokimin e përmbajtjeve Flash. Së fundi Edge mund të startohet nga Menuja Start në modalitetin standart por edhe privat.

Menu Start më kompakte

Përdoruesit e telefonëve Windows 10 e shijojnë prej kohësh këtë funksion i cili do të jetë i disponueshëm edhe në desktop. Me ndërtimin 15002 përdoruesit mund të vendosin ikonat e Menusë Start brenda folderave.

Thjesht mbërthejeni dhe tërhiqeni ikonën që dëshironi mbi një tjetër për të krijuar një folder. Kini parasysh se do të humbisni efektin vizual të ikonave live.

Përmirësime të Shkallëzimit, prerjes dhe shpërndarjes

Ndodh që ikonat në desktop të ndryshojnë pozicion apo madhësi rastësisht kur përdorni një hibrid 2n1 herë si laptop e herë si tablet.

Me ndërtimin 15002, ky problem do të zgjidhet falë opsioneve të reja të shkallëzimit. Windowsi do të ofrojë mbështetje më të mirë të mbivendosjes dhe ndryshimit të madhësisë së dritares së aplikacioneve.

Microsoft ka aplikuar ndryshim edhe në mënyrën e shpërndarjes së përmbajtjes nga ato aplikacione. Kjo mund të bëhet ose përmes aplikacionit Snniping Tool ose me komandën Win+Shift+S nga OneNote.

Komanda dhe përkujtues të përmirësuar në Cortana

Të kërkosh një komandë në asistentin virtual të Cortana duhet të hapni bllokun e asistentit dhe të kontrolloni cilat janë të disponueshme. Megjithatë tani e tutje Cortana do të sugjerojë komanda në bazë të tesktit që keni filluar të shkruani.

Përkujtuesit mund të programohen një herë në muaj për të kujtuar pagesa dhe aktivitete. Sakaq aktivizimi i Cortana nuk bëhet më me komandën Win=Shift+C por thjesht Win+C.

Rifreskoni kompjuterin me Windows Defender

Në të kaluarën Microsoft lejonte që antivirusi i integruar i Windows 10, Windows Defender të ndante disa përgjegjësi me një program të dytë antivirusi. Defender tani ka një opsion të ri për të kryer skanime të plota, të shpejta ose të avancuara bazuar në raportin e gjendjes së kompjuterit.

Megjithatë funksionaliteti më i sipkatur është një komandë e re rifreskimi brenda Defender. Kjo komandë heq një pjesë të madhe të aplikacioneve nga funksioni por jo të dhënat personale. Prandaj nëse kompjuteri juaj po punon ngadalë, dijeni se ku duhet të drejtoheni.

Menaxhimi i dritës blu

Efektet negative të dritës blu janë të paqarta por studime kanë sugjeruar se ajo shkakton obezitet madje të dëmtojë gjumin e të shkaktojë edhe kancer. Ndërtimi 15002 bën të mundur zbehjen e dritës së fortë blu që kompjuteri juaj emëton në një kohë të caktuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>