Analiza

Ndërtimi dhe ruajtja e besimit të konsumatorëve

Nov 13 2014
0 Shpërndarje
Ndërtimi dhe ruajtja e besimit të konsumatorëve

istock_000018406355_large-100529553-largeKur kemi të bëjmë me biznes, besimi është gjëja më e çmuar. Kur konsumatorët tuaj kanë besim, ju jeni në gjendje të rrisni çmimet më shumë sesa konkurrentët tuaj, apo të ofroni një produkt të ri ndryshe nga ajo që kërkojnë konsumatorët, madje edhe të vononi për një periudhë ndonjë dërgesë dhe në fund të fundit konsumatorët do të blejnë përsëri nga ju. Ja kjo është fuqia që zotëron besimi i konsumatorit. Por shtrohet pyetja: Si ta fitojmë dhe ta ruajmë këtë besim?

Mos e ekzagjeroni

Asnjeri nuk do të blejë produktin tuaj nëse ju nuk reklamoni. Gjithsesi, reklamimi tepër agresiv mund t’ju dërgojë në një dështim të produktit. Vetëm nëse ju jeni një lojtar kyç me një besnikëri të forte përdoruesve ndaj jush, një “mburrje” e tepërt do të shtojë skepticizmin e individëve.

Madje edhe nëse përpjekja juaj duket e arsyeshme, ndonjëherë u duhet të tërhiqeni dhe të siguroheni se ju po ofroni një produkt të denjë dhe të kualifikuar lidhur pretendimet tuaja. Për shembull nëse ju pretendoni se një lojë mbështet platformën Android, por nuk përmendni se ajo funksionon vetëm më disa versione të reja të sistemit operativ, atëherë bëhuni gati të humbni disa konsumatorë.

Zbuloni pikat tuaja të forta

I gjithë publiciteti dhe marketingu duhet t’ju ofrojë një arsye të fortë konsumatorëve të zgjedhin produktin tuaj përkundër ato të konkurrentëve. Nëse nuk është më i miri, atëherë duhet të jetë më i miri përsa i përket kategorisë së çmimit. Ose të jetë një produkt i cili mund të prodhohet dhe dërgohet më shpejt se ato të konkurrenteve. Ose të jetë i vetmi produkt që ofron një karakteristikë të veçantë dhe të dobishme.

Një rast për tu marrë në konsideratë është shembulli i Dirtbag Clothing Inc, e cila në një treg me një konkurrencë goxha të lartë, ndërtuan një logo e cila thoshte: “Visheni atë, derisa të kutërbojë” duke u thënë konsumatorëve se produktet (veshjet) e saj nuk janë të tilla.

Një kompani tjetër e quajtur Proto Labs përdor një printim 3D dhe teknologji të tjera për të transformuar me shpejtësi pjesë prototipe për kompanitë. Nga uebsiti i tyre ato tregojnë sesa ditë u duhen për të krijuar një pjesë specifike.

Tregohuni të përpiktë

Nëse ju bëni dërgesa produktesh fizike, sigurohuni që të mbërrijnë në kohën e përcaktuar. Nëse ju keni premtuar një dërgesë ditën e Enjte, bëni të pamundurën për ta dërguar produktin po atë ditë. Dhe nëse kjo nuk realizohet, sigurohuni që dërgesa të jetë në rregull pa ndonjë defekt. Këto gjëra të vogla i acarojnë më shumë konsumatorët sesa ato kompani të cilat zhvendosin fajin ose nuk ofrojnë asnjë zgjidhje. Një shënim i këndshëm me pak ndjeshmëri, së bashku me një kupon mund ti bëjë gjërat të shkojnë shumë më mirë sesa ju e mendoni.

Rregulloni problemet e dizajnit sa më shpejt të jetë e mundur

Ju e konsideroni dizajnin e prodhuar nga ju brilant, për fat jo të mirë shumë njerëz e urrejnë. Kjo është një sjellje e mirë për një artist në rritje, por do të rezultonte në një humbje për një kompani. Mendoni pak rreth Windows 8. Microsoft krijoi një ndërfaqe që pothuaj të gjithë e përbuzën. Kompania insistonte që kjo ndërfaqe e re ishte goxha përmirësim. Përdoruesit e shmangën Windows 8, dhe kompanisë iu desh 1 vit që të sillnin përmirësime të tjera modeste në Windows 8.1 për ta korrigjuar këtë.

Microsoft mund t’ia dalë me të tilla hapa të gabuar. Por ju nuk mundeni. Nëse një numër i konsiderueshëm i përdoruesve nuk e pëlqen diçka nga produkti juaj, rregullojeni dhe publikojeni sa më parë ndryshimin duke e kuptuar dhe pranuar gabimin tuaj. Pak kohë dhe një kërkim faljeje e sinqertë mund të ndihmojë në rindërtimin e besimit.

Ndihmoni konsumatorët tuaj

Transaksioni do të mbarojë në momentin që blerja të jetë kryer. Asgjë nuk mund t’ju dëmtojë më shumë në raportin tuaj me blerësit përveç shërbimit të dobët ndaj konsumatorit dhe mbështetjes teknike. Lini dikë të presë për të paktën një orë, premtojuni atyre një rregullim që nuk do të vijë, ose tregoju atyre që garancia e produktit ka mbaruar ditën e djeshme, dhe sapo keni humbur një konsumator. Ju nuk do t’ja bënit kurrë diçka të tillë një miku. Pse t’ia bëni një konsumatori? Kompania juaj varet nga konsumatorët. Më e bukur do ishte sikur ti bënit ata të ndihen të mbështetur dhe sigurtë me ju. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>