Harduer

Ndërtimi i Amazon Fire Phone kushton 205 $

Jul 29 2014
0 Shpërndarje
Ndërtimi i Amazon Fire Phone kushton 205 $

Teardown-shows-Amazon-Fire-Phone-costs-205-to-buildNë rastet kur një pajisje e re prezantohet në treg duhet të prisni dy gjëra: 1. Çmontim i plotë i pajisjes; 2. Llogaritja e kostos bazuar në çmontimin e bërë. Vëmendja e gjitha përqendrohet rreth smartfonëve me parametra të lartë që kanë edhe një kosto shumë të lartë dhe tashmë i ka ardhur rralla smartfonit të Amazon.

iFixit bëri hapjen e parë të smartfonit Amazon Fire Phone dhe zbuloi se telefoni ishte shumë i vështirë për tu riparuar nëse pësonte defekte. Tani është llogaritur edhe kostoja e ndërtimit të tij.

Kostoja e ndërtimit është përllogaritur nga një firmë kërkimore e quajtur IHS, por një raport zyrtar pritet të bëhet publik në vijim. Një raport paraprak sugjeron se ndërtimi i smartfonit Amazon Fire Phone kushton 205 dollarë. Për të krahasuar, ndërtimi i Samsung Galaxy S5 raportohet të kushtojë 265 dollarë dhe iPhone 5S 199 dollarë.

Amazon ka shpenzuar më pak në modulin e ekranit (që zakonisht është edhe më i kushtueshmi), i cili kushton 27 dollarë për ekranin 720p të Fire Phone. Ndërsa tek Samsung Galaxy S5 moduli i ekranit kushton 63 dollarë për ekranin 1080p. Firma kërkimore e quan pajisjen e Amazon një telefon standard të një linje mesatare për nga perspektiva e harduerit ku e vetmja gjë unike janë katër kamerat dinamike. (PCWorld Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>