Vëzhgim

Ndërtimi i një shfletuesi më të mirë

Nov 21 2009
0 Shpërndarje
Ndërtimi i një shfletuesi më të mirë

FUSHA MË TË MINIMIZUARA TË FAQEVE
Shiriti i faqeve në Chrome/Safari (e cila e maksimizon hapësirën e dritares) mund të zgjerohet që të shfaqë faqet e minimizuara (si në Opera 10).

NAVIGIM PËRMES RRJETEVE SOCIALE

Kemi vjedhur veglat e rrjeteve nga Flock, që ka të integruar kod të njëjtë me Firefox-in. Gjithashtu është vendosur shiriti i veglave të Opera-s (me butonin për faqet e ardhshme) dhe gjestet e miut (mbani të klikuar tastin e djathtë dhe lëvizni majtas që të ktheni faqen prapa). Për të kursyer hapësirën e punës, kemi bërë edhe menynë tonë meny rrëshqitëse.

SHTESA
Tipari vrasës nga Firefox me mbi 6000 shtesa falas. Nëse Firefox nuk ka ndonjë tipar, mund ta shtoni atë. Shumica përkrahin shfletuesit Flock dhe SeaMonkey.

HISTORIA E FAQES
Na pëlqen Top Sites e Safari dhe historia e Flow. Por kemi shtuar edhe mundësinë që t’i shohim këto detaje në një kornizë në anën e majtë, kur nuk jemi edhe aq në qejf.

LISTA E PJESËVE
Firefox 3.5 | Mozilla
Çfarë kemi marrë: Shtesën e kërkimit “I’m Feeling Lucky” nga shiriti i kërkimit të Google.
find.pcworld.com/63392

Safari 4 | Apple

Çfarë kemi marrë: Fushat me titujt e faqeve, shpejtësinë, Top Sites, Cover Flow për histori dhe ruajtje të faqeve.
find.pcworld.com/63394

Chrome 2 | Google
Çfarë kemi marrë: Mbrojtjen nga bllokimi i fushave (si në Internet Explorer 8), shpejtësinë, fushat me tituj të faqeve.
find.pcworld.com/63393

Opera 10 | Opera Software
Çfarë kemi marrë: Fushat e faqeve të minimizuara, gjestet e miut, shiritin e veglave të navigimit, mundësinë e zgjerimit.
find.pcworld.com/63395

Lajmet e fundit>