Lajmet

Ndërtimi i ri i Windows 10-ës adreson 15 problemeve përpara Përditësimit të Tetorit

Sep 6 2018
0 Shpërndarje
Që nga debutimi deri më sot janë publikuar pesë përditësime madhore: Përditësimi i Nëntorit, i Përvjetorit, i Krijuesve, i Krijuesve të Vjeshtës dhe Prillit 2018. Ndërtimi i ri i Windows 10-ës adreson 15 problemeve përpara Përditësimit të Tetorit

Ditën e Mërkure Microsoft lançoi një ndërtim të ri eksperimental ku adresoi 15 problemeve dhe keqfunksionime të sistemit operativ.

Ndërtimi është pjesë e degës RS5 e cila përfaqëson përditësimin e tetorit të Windows 10-ës.

Kompania gjithashtu ka lançuar disa ndërtime nga dega 19H1 dhe siç sugjeron emërtimi bëhet fjalë për përditësimin e radhës në gjysmën e parë të vitit.

Me Windows 10-ën si një shërbim, tashmë sistemi operativ i Microsoft nuk vjen më në formën e versioneve madhor por përditësoi rregullisht.

Që nga debutimi deri më sot janë publikuar pesë përditësime madhore: Përditësimi i Nëntorit, i Përvjetorit, i Krijuesve, i Krijuesve të Vjeshtës dhe Prillit 2018.

Përditësimi i radhës do të jetë Përditësimi i Tetorit 2018 duke e dërguar Windows 10-ën në versionin 1809. /PCWorld Albanian

Përditësimi do të finalizohet për insajderat e Windows në Shtator dhe të dërgohet për publikun në Tetor.

Në këtë lidhje Microsoft ka publikuar rregullimet e bëra në ndërtimin 17754: https://blogs.windows.com/windowsexperience/2018/09/05/announcing-windows-10-insider-preview-build-17754/PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>