Harduer

Ndërtohet kompjuteri i pare duke përdorur vetëm transistorët e nanotubave të karbonit

Sep 28 2013
0 Shpërndarje
Ndërtohet kompjuteri i pare duke përdorur vetëm transistorët e nanotubave të karbonit

Hulumtuesit në Universitetin e Stanfordit, sipas një artikulli të postuar gjatë të mërkurës në revistën shkencore Nature, kanë demonstruar kompjuterin e parë funksional të ndërtuar duke përdorur vetëm transistorë të nanotubave të karbonit.

Shkencëtarët kanë qenë duke testuar me transistorë në bazë të nanotubave të karbonit ose CNT që janë pasardhës të transistorëve të silicit, teksa silici pritet të arrijë kufijtë e tij fizikë në ofrimin e transistorëve të cilët po zvogëlohen për performancë më të lartë në pajisje më të vogla dhe më të lira që konsumojnë më pak energji.

Qarqet dixhitale të bazuara në zinxhirët e gjatë të atomeve të karbonit pritet të jenë me efikasitet më të madh energjetik se sa transistorët e silicit. Sipas një përmbledhjeje të artikullit, kompjuteri rudimentar CNT, i zhvilluar nga hulumtuesit në Stanford, thuhet që përdor një sistem të thjesht operativ që është në gjendje të kryejë shumë punë në të njëjtën kohë.

I ndërtuar nga 178 transistorë, secili me nga 10 – 200 nanotuba karboni, kompjuteri mund të bëjë katër punë si marrja e informacionit, marrja e të dhënave, operacionet aritmetike dhe të mundësojë funksionimin e dy programeve të ndryshme në të njëjtën kohë.

Si demonstrim, sipas artikullit nga Max Shulaker dhe studentëve të tjerë të nivelit të doktoraturës në inxhinierinë elektrike, hulumtuesit kanë kryer numërimin dhe radhitjen e numrave të plotë në të njëjtën kohë, përveç implementimit të 20 udhëzimeve të ndryshme nga bashkësia e udhëzimeve MIPS “për të demonstruar përgjithësinë e kompjuterit tonë CNT”. Hulumtimi është udhëhequr nga profesorët e Stanfordit si Subhasish Mitra dhe H.S. Philip Wong.

“Njerëzit kanë qenë duke folur për një periudhë të re të elektronikës së nanotubave të karbonit duke kaluar përtej silicit,” tha Mitra, një inxhinier elektrik dhe shkencëtar kompjuterik në një deklaratë për shtyp të bërë nga Universiteti i Stanfordit. “Por janë bërë disa demonstrime të sistemeve të tërësishme dixhitale duke përdorur këtë teknologji ekzistuese. Këtu është prova.” Nanotubat e karbonit ende nuk janë në gjendjen më të mirë.

Për shembull ata gjithmonë nuk rrinë në linja paralele, që, sipas njoftimit për shtyp, i ka çuar hulumtuesit në shpikjen e teknikave për të rritur 99.5 për qind të CNT-ve në linja të drejta. Por duke e ditur ekzistencën e miliarda nanotubave në një çip, madje edhe një radhitje jo e saktë sado e vogla e tubave mund të shkaktojë gabime. Një pjesë e CNT-ve po ashtu sillet si kabllo metalikë që gjithmonë përçojnë elektricitetin, në vend se të veprojnë si gjysmëpërçues që mund të ndalen.

Hulumtuesit e përshkruajnë një qasje dy-degëzore të quajtur “dizajn imun ndaj jopërsosmërisë”. Ata kanë çuar elektricitetin përgjatë qarqeve, pas ndaljes së CNT-ve, për të ndezur nanotubat metalikë dhe

po ashtu zhvilluan një algoritëm për të punuar në lidhje me nanotubat që nuk janë radhitur siç duhet në një qark. Hulumtues të tjerë janë po ashtu duke punuar në CNT teksa ata shqetësohen që silici mund të arrijë kufijtë e tij fizikë.

IBM tetorin e vitit të kaluar tha që shkencëtarët e vet kishin zhvilluar një rrugë për të vendosur mbi 10,000 transistorë të prodhuar nga tubat me madhësi nano të karbonit në një çip të vetëm, që paraqet një ngritje nga disa qindra pajisje me nanotuba të karbonit.

Ky densitet sidoqoftë ishte shumë më i ulët se sa çipat komercialë të silicit, por ndërmarrja tha që ky tejkalim i hapi rrugën prodhimit komercial të “çipave shumë më të vogël, më të shpejt dhe më të fuqishëm kompjuterikë.” (PCWorld Albanian)

carbon-nanotube-standofr

Tags >

pc
Lajmet e fundit>