Harduer

Ndërtohet smartfoni Bently i cili do të kushtojë 17.100 $

Oct 16 2014
0 Shpërndarje
Ndërtohet smartfoni Bently i cili do të kushtojë 17.100 $

56557710-539d-11e4-825c-af689f3c312e_bentley-cellphoneMammon Bently ka sjellë smartfonin Bently në sasi të limituara dhe me një çmim prej 17.100$. Vetëm 2000 vetë do të jenë të privilegjuar ta kenë këtë smartfon “ndryshe”. Ai është ndërtuar nga marka Vertu. Ky telefon ka një ekran prej safiri 4.7 inç, fuqizohet nga procesori Snapdragon dhe ka 64 GB memorie.

Ai është i pajisur me një kamerë 13 megapixel. Qëllimi i krijimit të një smartfoni të tillë është që pronari i tij të ndihet sikur po mban një objekt unik në dorën e tij, të cilin të tjerët mund ta admirojnë vetëm duke e parë nga larg. Për këtë arsye Vertu dhe Bently janë fokusuar tek stili i cili bie në sy që nga kasa lëkurë e ndërthurur me diamante.

Vertu, e cila më parë ka ndërtuar dhe telefonë për Ferrari, di ekzaktësisht se si ndikon luksi tek një pajisje e tillë shumë e përdorshme siç është telefoni. Ringtonët e këtij telefoni janë performuar nga simfonia e Londrës.

Përsa i përket çmimit, mund të themi se do të jetë relativisht i lartë duke prekur shifrat e 17.100$. Mendohet se ky telefon luksoz do të shitet më së shumti në Lindjen e Mesme dhe Kinë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>