Ja se si

Ndërtoni kompjuterin tuaj me teknologji të ndjeshme në prekje (Pjesa 1)

Apr 9 2011
0 Shpërndarje
Ndërtoni kompjuterin tuaj me teknologji të ndjeshme në prekje (Pjesa 1)

Ndërfaqet e ndjeshme në prekje në këto momente janë gjëra të zakonshme, ndërsa pajisjet si iPad e iPhone, apo teknologjia si Microsoft Surface, po bëhen çdo ditë e më shumë produkte me shfrytëzim në masë. Duke pasur këtë parasysh Alex ka vendosur që të futet në këtë degë inovative të teknologjisë informative dhe të sjellë para lexuesve të vet një mundësi të re të krijimit të ekraneve të ndjeshme në prekje, me forca vetjake të secilit.

Procesi i shpjeguar prej ti për këtë punë nuk është i thjeshtë, por rezultatet janë të jashtëzakonshme: sipërfaqe të ndjeshme në prekje që sfidojnë ofertat 12,000 dollarëshe të Microsoft, dhe të cilat mund të ndërtohen në punëtoritë tuaja me një buxhet të kufizuar.  Në vazhdim në kuadër të PCWorld Albanian ju do të gjeni të botuar në vazhdimësi një artikull të ndarë në disa pjesë dhe i cili do t’ju rrëfejë sesi të krijoni një sipërfaqe të ndjeshme në prekje me forcat tuaja.  Gjasat që të gjeni disa prej këtyre produkteve të listuara në vazhdim në tregun e Kosovës apo Shqipërisë janë të vogla, megjithatë ky artikull mund t’i hyjë në punë dikujt që i ka forcat për të gjetur pjesët e nevojshme apo që do të bëjë një studim në këtë aspekt.

Para se gjithash të gjitha elementet për këtë artikull janë përdorur nga artikulli i botuar në MaximumPC, e të cilët kanë shfrytëzuar shumicën e materialit të tyre nga ueb faqja e “Natural User Interface Group”, që shërben si një depo e informatave për komunitetin e teknologjisë së ndjeshme në prekje. Nëse ka diçka interesante për ju në këtë artikull dhe dëshironi të punoni më shumë në këtë drejtim atëherë vizitoni forumin e tyre ku ju mund të merrni pjesë dhe të ofroni ndihmë në zhvillimin e harduerit dhe softuerit të ndjeshëm në prekje.

Teoria
Para se të futemi në detajet e konstruktimit të tavolinës, është me rëndësi që të kuptohet së pari sesi funksion ky proces teorikisht. Ka disa mënyra të shfrytëzimit të një sipërfaqe të ndjeshme në prekje, por fokusimi do të jetë mbi atë që është aplikuar nga MaximumPC: ekrani FTIR. Një FTIR (Frustrated Total Internal Reflection) përmban në vete tre komponente vitale : një shtresë të akrilikut transparent, një zinxhir të LED-ve infra të kuq, dhe një kamerë me filtër të rrezeve të kuqe. LED-ët janë të renditur përreth pjesës së jashtme të shtresës akrilike në mënyrë që të shkëlqejnë drejtpërsëdrejti në sipërfaqet e holla anësore.

Në momentin që ndriçimi (Infrared) është  brenda akrilikut, ai godet sipërfaqet e sipërme dhe të poshtme të akrilikut në një kënd pothuajse paralel, dhe është subjekt i efektit të njohur si  reflektimi total i brendshëm. Kjo shkakton që të ruhet tërësisht në akrilik. Kjo është një punë paksa e vështirë për tu përshkruar me fjalë, kështu që më poshtë shikoni një diagram të përgatitur nga maximumpc që do të sjellë një pasqyrë më të qartë:

Efekti grackë i sistemit të përshkruar më sipër është një shtresë akrilike me një reflektim të plotë të brendshëm të ndriçimit infra të kuq. Kur shtypet me gisht në akrilik, shkaktohet që ndriçimi të reflektohet teposhtë,  përmes akrilikut në dollap, ku detektohet nga ueb kamera. Ky efekt, që quhet pasqyrim total i frustruar i brendshëm, është paksa i komplikuar dhe përfshin diçka të quajtur një valë kalimtare (afatshkurtër), por ju në të vërtetë nuk duhet të mbani në mend apo të kuptoni se pse kjo ndodh; kjo thjeshtë ndodhë në formën siç shihet në diagram:

Ueb kamera që është modifikuar për të detektuar vetëm ndriçimin infra të kuq, shikon këtë dritë të reflektuar si pika të bardha në ekran, që duket në këtë formë:

prej asaj fotografie, softueri që punon në një kompjuter të vendosur afër projektit ekstrakton një hartë të asaj ku gishtërinjtë janë shtypur në ekran, dhe përdor të dhënat për të kontrolluar aplikacionet që përkrahin këtë teknologji të ndjeshme në prekje.

Ekrani
Një tavolinë FTIR me teknologji të ndjeshme në prekje përbëhet nga tri komponente bazike: Shtresën akrilike, ndriçimin LED dhe sipërfaqen e projektimit. Secila kërkon punë në vete, prandaj të gjitha do t’i gjeni të shpjeguara një nga një. Por kjo ishte e tëra për pjesën e parë prandaj ju sugjerojmë të qëndroni me ne dhe të mësoni edhe ju sesi të ndërtoni sistemin tuaj me teknologji të ndjeshme në prekje.  Vazhdoni ta lexoni pjesën e dytë këtu në PCworld Albanian.

Lajmet e fundit>