Ja se si

Ndërtoni kompjuterin tuaj me teknologji të ndjeshme në prekje (Pjesa 2)

Apr 16 2011
0 Shpërndarje
Ndërtoni kompjuterin tuaj me teknologji të ndjeshme në prekje (Pjesa 2)

Në pjesën e parë të këtij artikulli u dhanë disa shpjegime të përgjithshme dhe u fol në lidhje me pjesët që nevojiten për këtë projekt. Ndërsa në pjesën e dytë do të flasim më në detaje

Akriliku

Themeli i një ekrani është një shtresë akrilike që shërben si medium për ndriçimin infra të kuq. Pse Akriliku? Akriliku ka disa karakteristika që e bëjnë shumë të mirë për këtë projekt. Së pari ai ka karakteristikat e duhura optike, duke mundësuar një efekt të shkëlqyer FTIR. Përveç kësaj, është shumë më i lehtë, më i fortë dhe më i pastër sesa xhami.

Ekrani prej akrilikut që është konstruktuar në demonstrimin e Maximum PC ka dimensione prej 24 me 30 me 3/8 inç. Këtë shtresë akrilike ata e kanë blerë në një dyqan lokal, por ngjashëm mund të pajisjen edhe ju me një shtresë të këtillë në ndonjë dyqan lokal në Kosovë apo Shqipëri. Për një shtresë më dimensione prej 24 me 30 inç, duhet një trashësi prej 3/8 inç që mjafton për të parandaluar ndonjë thyerje të mundshme në mes gjera aplikohet ndonjë forcë mbi të. Një ekran më i madh, natyrisht kërkon shtresë më të trashë.

Shumica e shtresave akrilike kanë skaje të prera me sharrë, që janë të vrazhda dhe të padepërtueshme. Për shkak se ne dëshirojmë të drejtojmë ndriçim infra të kuq në akrilik prej pjesëve anësore, atëherë duhet që të garantohen skaje më të kthjella. Këto kanë qenë opsionet:

1. Blerja e një akriliku të prerë me laser. Shumica e dyqaneve që shesin plastikë kanë gjasa të kenë shtresa të këtilla, edhe pse kostoja për këtë gjë është dukshëm më e lartë. Maximum PC këshillon opsionin e dytë.

2. Blerja e një akriliku të prerë me sharrë, dhe më pas përpunimi manual i tij. Për ta bërë kët[, thjeshtë duhet që skajet të përpunohen me një letër gërvishtëse më t dendur, dhe më pas duhet të përdoret pajisja tjetër elektrike që bënë përpunimin tjetër më të lëmuar, dhe mundëson edhe vendosjen e agjentit të kthjellimit. Kjo padyshim që kërkon më shumë kohë, dhe shkakton që të lirohen grimca të akrilikut në ajër, por rezultati është i shkëlqyer.

Dritat
Bashkësia e dritave infra të kuqe LED, do të jenë ato që do të sjellin dritë në akrilik dhe do të krijojnë efektin vital FTIR. Konstruktimi i saktë i bashkësisë mund të dallojë dukshëm prej një tavoline në një tjetër: cilët LED të përdoren, sa duhet të jetë distanca mes tyre, sa anë të ekranit duhet lidhen në mënyrë që të vihen në konsiderim të gjitha mundësitë, etj. Për tavolinën eksperimentale, Maximum PC ka vendosur të mbulojë të katër anët e ekranit me LED të vendosur në një distancë vetëm pak më shumë se një inç.

Sikurse me akrilik, edhe këtu ka një mënyrë të lehtë dhe të vështirë për të lidhur dritat LED. E lehta është blerja e shiritave të parapërgatitur për ndriçim LED. Këta shirita mund të vendosen në pjesët anësore të akrilikut duke përdorur një kanal alumini, dhe në këtë formë sjellin rezultate shumë të mira. Por çmim është shumë i lartë. (Nuk e di nëse ofron dikush në tregjet tona diçka të këtillë).

Mënyra e vështirë është që të blini LED dhe t’i rendisni vet. Sërish Maximum PC, ka vendosur opsionin më të lirë që është ky. Ata kanë blerë 110 LED IR (850nm gjatësi valësh jo 940 nm – që është më lehtë për kapje nga ana e kamerës). Shikoni fotografitë për detaje më të qarta.

E këtu po e themi edhe ne siç e thanë ata: Renditja e LED-ve dhe lidhja e tyre me tel ishte një punë ekstrem e rëndë. Jo vetëm që lidhja e 96 LED-ve ishte punë e rëndë qysh në start, por telat e tyre ishin aq të ndjeshëm sa që thyheshin me aplikimin më të lehtë të ndonjë force, duke kërkuar kështu punë shtesë të riparimit.

Voltazha tek secili LED bie në rreth 1.5V dhe njësia testuese ka në shfrytëzim një furnizues rryme kompjuterik me kapacitet 12V, kështu që lidhja e dritave LED u bë në formë të atillë që një varg të ketë tetë sosh (një total prej 12V), dhe më pas u fituan 12 vargje në paralele. Për ta bërë më të lehtë punën, janë hapur 8 vrima në një vijë paralele në një copë druri, të mjaftueshme sa për të mbajtur LED-ët në një vend gjersa ata të lidhen.

Ka mënyra t ë ndryshme që LED-ët të montohen përreth akrilikut. Disa njerëz zgjedhin të hapin vrima në një shirit alumini apo druri në mënyrë që të krijojnë një kornizë mbi të cilën vendosen LED-të. Por pasi që këtu po tentohet të krijohet diçka shumë e lirë dhe e shpejtë, është përdorur thjeshtë ngjitësi që përdoret për izolim të telave të rrymës për të mbajtur të gjithë vargjet e LED-ve në një vend, dhe për shkak se dy inç të akrilikut janë të mbuluar nga druri, ngjitësi nuk shihet fare në ekranin e përfunduar.

Sipërfaqja
Tani që është vendosur akriliku, dhe LED-të janë përgatitur për të ndriçuar në të, duhet vazhdohet me hapat tjerë. Por ka dy probleme.

Akriliku është shumë i kthjelltë, madje më i kthjelltë se xhami. Kjo është gjë e shkëlqyer nëse ndërtoni një dritare pleksiglas, por gjithashtu do të thotë se nëse dëshirohet të projektohet ndriçim në të, drita thjeshtë do të depërtojë. Për të zgjidhur këtë problem është përdorur një shtresë letre me cilësi të lartë dhe qëndrueshmëri të madhe. Kjo do të shpërbejë si një sipërfaqe e arsyeshme projektimi, dhe është e lirë. Letra të tilla speciale ka gjasa të gjeni edhe tek ne. Anglisht kjo letër quhet “vellum” nëse e keni kështu më të lehtë për ta kërkuar nëpër dyqane, dhe padyshim se kjo letër do të shërbejë shumë mirë si sipërfaqe projektimi.

Problemi tjetër me sipërfaqe akrilike nuk është aq i dukshëm derisa të ndizni dritat dhe kamerën për të shikuar se çfarë ndodhë në ekranin e prekjes. Në akrilik të pastë apo në akrilik me vellum, shtypja e gishtërinjve do të shkaktojë që të ndodh efekti FTIR, duke reflektuar dritë në kamerë.  Megjithatë, nëse rrëshqisni gishtërinjtë mbi sipërfaqe, efekti bëhet më i dobët apo zhduket tërësisht. Për të zgjidhur këtë problem, duhet të krijohet një “sipërfaqe e përshtatshme për të avancuar efektin FTIR”. Kjo sipërfaqe është mirë të krijohet nga një mbushje silikoni.

Kur aj shpërndahet në një cilindër shkume, silikoni krijon një shtresë të hollë të “mikroblobs” (kështu po e quan Maximum PC), dhe që ka një teksturë shumë të vrazhdë dhe të ngjashme me gomën. Kjo është ideale për shkak se mundëson që vellumi (ajo letra kualitative që e përmendëm më lartë) të vendoset lehtësisht mbi akrilikun, dhe silikoni nën të. Kur shtypni ju mbi shtresën e vellumit, silikoni vendoset mbi akrilik, duke u lidhur në atë çast me sipërfaqen, që më pas ndryshon mënyrën sesi drita sillet përreth ekranit dhe duke mundësuar në këtë formë ikjen në drejtim të kamerës.

Për të krijuar një shtresë të përshtatshme, shtresa e vellumit vendoset në një copë kartoni dhe ngjitet nëpër skaje. Më pas aplikohet silikoni në shtresë në formë të çrregullt, me një armë mbyllëse. Pas kësaj, përdoret me shpejtësi një cilindër shkume që përdoret normalisht për të ngjyrosur në mënyrë që të shpërndahet silikoni nëpër vellum. Më pas pritet përreth një orë për të vënë në vend silikonin dhe përsëritet procesi. Sërish pritet një orë, dhe më pas aplikohet një shtresë e tretë dhe finale. Për të eksperimentuar edhe më shumë, Maximum PC ka vendosur edhe një shtresë tjetër të vellumit me vetëm një shtresë të silikonit. Gjatë testimit ata kanë gjetur se ajo që ka 3 shtresa sipërfaqe të këtillë krijon një sipërfaqe shumë më reaguese sesa ajo me një shtresë.

pjesën e tretë të këtij artikulli do të mund të kuptoni sesi të vendosni kamerën në funksion… Qëndroni me PCWorld Albanian.

Lajmet e fundit>