Ja se si

Ndërtoni kompjuterin tuaj me teknologji të ndjeshme në prekje (Pjesa 3)

Apr 24 2011
0 Shpërndarje
Ndërtoni kompjuterin tuaj me teknologji të ndjeshme në prekje (Pjesa 3)

pjesën e dytë të këtij artikulli u shpjeguan në detaje përdorimi i akrilikut, përdorimi i dritave LED dhe vendosja e tyre, si dhe sipërfaqja që është e nevojshme për të bërë reflektimin e ndriçimit infrared. Tani radhën e ka kamera.

Kamera

Në mënyrë që të funksionojë sistemi ynë, ne duhet të kemi një kamerë që ndjenjë dritën infra të kuqe, por jo dritë të dukshme. Tingëllon diçka e shtrenjtë por mos u befasoni, sepse Maximum PC ka një zgjidhje që është mjaft e lirë. 25 euro është çmimi i një kamere Playstation 3 Eye dhe kaq kushton edhe kamera që na duhet neve. Siç është kuptuar shumica e kamerave janë në gjendje të ndjenjë dritë infra të kuqe. Nëse dëshironi të vërtetoni këtë bëni eksperimentin më të thjeshtë. Së pari gjeni një kamerë digjitale të lirë. Shumica e kamerave të celularëve janë të përkryera për këtë gjë. Më pas drejtojeni kah telekomanda e TV-së suaj. Më pas, gjersa shikoni në ekranin e kamerës, shtypni butonat në telekomandë. Ju do të jeni në gjendje të shihni një dritë të lehtë të bardhë që është e padukshme për syrin e njeriut. Kjo është dritë infra e kuqe që përdoret nga telekomanda për të kontrolluar TV-në.

Megjithatë për hir të parandalimit të pasaktësisë së balancit të ngjyrave, shumica e kamerave kanë të aplikuar një filtër IR, që shkakton që kamera të detektojë vetëm dritë të dukshme. {shtë e mundur (në rastin e PS3 me lehtësi) që të hapet kamera, të largohet filtri IR, dhe të zëvendësohet me një filtër të dritës së dukshme, duke krijuar kështu një kamerë që detekton vetëm dritë infra të kuqe.

Por para se kalohet në pjesën e filtrit IR të PS3 Eye, ju duhet të hapni mbështjellësin e kamerës. Për ta bërë këtë rrotulloni kamerën kah pjesa e prapme dhe largoni disqet e vogla të zeza të ngjitura mbi vidhat. Këtë gjë mund ta shihni edhe në këtë video duke shfrytëzuar një thikë X-Acto, por keni kujdes sepse në tentimin e parë ka dështuar edhe Maximum PC. Në vend të kësaj shfrytëzoni skajin e një thike të zakonshme për të hequr disqet e vogla të zeza.

Në momentin që të jenë larguar mbulesat, vidhat mund të largohen dhe dy gjymat e mbështjellësit të hapen. Kjo është më lehtë në teori sesa në praktikë. Mbështjellësi është i ngjitur! Për ta ndarë, ju duhet të përdorni një proces që përfshinë tejkalimin e damarit që bashkon dy gjysmat e kamerës, duke futur një kaçavidë me kokë të rrafshët dhe duke e përdredhur përafërsisht 1 cm apo më shumë gjersa të ndahen pjesët.

Pasi të keni larguar kapakun e pjesës së prapme, para jush keni të ekspozuar pllakën e qarqeve. Së pari, largoni vidhat në fund të saj, të cilat siç po i shihni në fotografi janë të etiketuara si A dhe me vija të kuqe, e më pas kaloni tek 5 vidhat tjera që janë të etiketuara me B dhe me ngjyrë të verdhë, sërish si në fotografi., dhe më pas ndani pllakën e qarqeve nga kapaku i përparmë. Në fund, largoni edhe dy vidhat tjera të vogla që janë të fshehura prapa bazës së kamerës, duke liruar kështu tërësisht thjerrëzën prej pllakës dhe duke u siguruar se nuk po dëmtohet sensori nën të.

Sensori infrared është pjesa më e brendshme e xhamit në pakon e thjerrëzës. Kur ajo kap dritë, ajo duket e kuqe – që është dëshmi që tregonse kjo pjesë po filtron dritë infra të kuqe. Në mënyrë që të largoni ato thjeshtë përdorni një thikë sharrë për të gdhendur një rreth përreth filtrit, duke mundësuar largimin e lehtë të tij.


Rrethi i kuq është filtri infra i kuq


Thjerra me filtrin infra të kuq është hequr

Tani pasi të jetë larguar filtri infra i kuq, duhet një filtër tjetër për filtrim të dritës së dukshme. Ju mund të blini filtra të shtrenjtë të rrezeve të kuqe, që do të jap zgjidhjet më të mira, por gjithashtu është e mundur të përdorni edhe filtra tjerë siç është rasti me shiritin magnetik që gjendet brenda një floopy disku, apo mund të përdorni edhe disa pjesë të negativeve të një filmi të ekspozuar. Maximum PC ka shfrytëzuar metodën e shiritit magnetik, dhe ka prerë një katrorë që është përshtatur mjaftë mirë në hapësirën katrore mes thjerrëzës dhe sensorit të imazhit. Më pas bashkohet sërish kamera PS3 Eye, dhe tani ajo është në gjendje të shfrytëzohet vetëm si kamerë IR.


Shiriti magnetik pas disa tentimeve për prerje adekuate


Thjerrëza e PS3 Eye me filtrin mbyllës

PS3 Eye ka dy opsione për fokus, për një fushë të ngushtë apo të gjerë të shikimit, që mund të zgjidhet duke rrotulluar unazën plastike përreth thjerrëzës. Duhet theksuar se me largimin e filtrit IR fokusimi i PS3 Eye dobësohet paksa, dhe për ta rikthyer atë pa gabime dhe për ta bërë sërish të mprehtë, ju duhet të rrotulloni unazën e fokusit shumë pak, kështu që ajo të jetë e “balancuar” mes dy opsioneve të cilat normalisht i shfrytëzon.

Kompjuteri

Për këtë projekt Maximum PC ka përdorur një kompjuter të formës së vogël. Ai është i pajisur me një Core 2 Duo, 2GB RAM memorie dhe konfigurim tjetër standard, por para së gjithash është në gjendje të përkrahë tërë softuerin multitouch që është provuar në të. Me fjalë të tjera edhe kompjuterë tjerë më të vjetër mund të funksionojnë për këtë eksperiment.

Keni parasysh se në përdorim kanë mundur të hyjnë edhe kabllot e PS3 Eye dhe të projektorit, të cilat do të mundësonin që të lidhet sistemi me një laptop, duke eliminuar nevojën për një PC të dedikuar, por një ekran multitouch nuk mund të quhet shtojcë por thjeshtë ai është një sistem në vete.

Brenda në kabinet, janë lidhur LED-at e ekranit në një rresht 12 volt me kompjuterin. Për ta bërë këtë, është këputur pjesa e fundme e një konektori 4 pinësh Molex, dhe më pas është lidhur teli (i verdhë) +12v dhe një prej telave të zi me kabllot LED, duke i izoluar ato me ngjitës të rrymës. Më pas, është vendosur një rresht 12V  prej furnizuesit të kompjuterit përmes një hapësire të thatë në shtëpizë dhe jashtë saj, duke mundësuar lidhjen me konektorin Molex.


Modifikimi i konektorit Molex


Lidhja e funriznuesit të rrymës me dritat LED

Projektori

Sikurse kompjuteri, edhe projektori që është përdorur për këtë projekt ishte diçka që veçse gjendej e pranishme. Shqetësimi kryesor për një projektor të këtij lloji është distanca në të cilën projektori mund të projektoj – shkalla mes distancës së projektimit dhe madhësisë së pamjes. Projektorët që projektojnë në distanca të vogla, janë projektor që shiten prej shumicës së prodhuesve, dhe punojnë mirë për çfarëdo lloj projekti, për shkak se mund të vendosen në fund të kabinetit dhe të drejtohen direkt kah sipërfaqja.

Pasi ta montoni projektorin, vendosni edhe një xham absorbues të nxehtësisë para tij. Kjo do të shërbejë edhe për parandalimin e ngrohjes së akrilikut, dhe gjithashtu sillet si një filtër për të larguar rrezatimin infra të kuq që përndryshe mund të shihet nga kamera.

Dollapi

Në fund për shfrytëzim është kabineti ose dollapi që është struktura që do të mbajë të gjitha elementet në një vend. E tëra që duhet të bëjë kjo njësi është të ofrojë mbështetje për akrilikun, dritat, sipërfaqen e vellumit, vendin për vendosjen e kamerës dhe projektorit, e kështu me radhë. Kabineti i përdorur nga Maximum PC është me formë drejtkëndëshe dhe ka të gdhendura sipërfaqet përkatëse ku vendoset ekrani. Korniza e drurit vendoset mbi të duke mbuluar telat dhe duke ekspozuar vetëm pjesë të ekranit që duhet të preken.

Në pjesën e fundit të këtij artikulli do të mund të lexoni javën e ardhshme në PCWorld Albanian, në lidhje me softuerin dhe disa përfundime tjera interesante. Qëndroni me PCWorld Albanian.

Lajmet e fundit>