Ja se si

Ndërtoni kompjuterin tuaj me teknologji të ndjeshme në prekje (Pjesa 4)

Apr 30 2011
0 Shpërndarje
Ndërtoni kompjuterin tuaj me teknologji të ndjeshme në prekje (Pjesa 4)

pjesën e tretë të këtij artikulli u shpjegua në detaje kamera që duhet të keni për këtë eksperiment, kompjuteri që mund të përdorni, projektori dhe dollapi, ndërsa tani ka ardhur koha që të finalizohen gjërat dhe të flasim për pjesët e fundit.

Softueri

Pas kompletimit të harduerit, procesi i përfundimit të një njësie multi-touch është ende larg, megjithatë për të ecur tutje duhet softuer.

Softueri qendror që ka fuqizuar njësinë e Maximum PC është Touchlib, një librari me kod të hapur që merr të dhënat vizuale të pranuara nga kamera dhe i dërgon ato në ngjarje të prekjes, që mund të përdoren nga programet tjera për të ofruar kontrollim multi-touch. Disa programe implementojnë këtë librari drejtpërsëdrejti, duke lejuar edhe funksionim në vete të aplikacione multi-touch, gjersa disa të tjera, siç janë ato të shkruara me ActionScript, kërkojnë një esktra shtresë softuerike për të lejuar që programi të pranojnë sinjal hyrës në prekje.

Para se të kalojmë në detajet, PS3 Eye që u përmend në artikullin e tretë, është një element i shkëlqyer për këtë projekt për shkak të rezolucionit të lartë, framerate të shkëlqyer dhe lehtësisë së modifikimit. Por këtu ka vetëm një problem, ajo është krijuar të përdoret për PS3 e jo për një kompjuter.

Për fat përdoruesit e PC-ve nuk kanë probleme në këto raste dhe i modifikojnë gjërat sipas nevojës, e në këtë aspekt Alex Popovich ka krijuar një drajver që lejon kamerën PS3 Eye të pëdoret me një kompjuter. Për ta bërë këtë ndiqni këta hapa;

1. Shkarkoni PS3EyeSetup këtu. Linku është në fund të faqes mbi seksionin e komenteve.

2. Sigurohuni se kamera nuk është ende e lidhur me kompjuterin, dhe më pas lëshoni programin. Lidhni kamerën Ps3 Eye. Windows do ta gjejë atë, dhe tregoni që të kërkohen drajverët në mënyrë manuale dhe zgjidhni vendin ku janë instaluar drajverët.

3. Tani bëni një test për të shikuar se çdo gjë po punon. Me drajverin e instaluar është edhe një aplikacion, por për shkak se është modifikuar kamera ju nuk do të shihni asgjë në pamje vetëm në rast se drejtoni kamerën nga një burim infra i kuq.

4. Tani pasi që e dimë e po punon kamera, duhet të shikohet se po punon filtri DirectShow, që lejon programet tjera të qasen në PS3 Eye. Ka një program të quajtur AmCap të instaluar me drajverët. Lëshojeni atë, dhe nëse në preview shihet pamje nga kamera, gjërat janë në rregull. Nëse nuk ka pamje, largoni PS3 Eye dhe lidheni atë sërish, si dhe ristartoni kompjuterin. Për arsye të panjohura, për Maximum PC ka pasur probleme, dhe është dashur të fshijë programin dhe ta instalojë sërish për të evituar telashet.

Tani që kamera është gati, duhet të përgatisni TouchLib që të detektojë prekjet. (atë mund ta shkarkoni këtu, dhe nuk ka nevojë ta instaloni).

Disa skedarë të caktuar të Touchlib është dashur të zëvendësohen për të punuar më mirë me kamerën PS3 Eye. Këta skedarë mund t’i gjeni këtu, dhe më pas i dërgoni në follderin ku e keni dërguar Touchlib-in (Maximum PC sugjeron C:/Multitouch/touchlib).

Tani në fund ju do të keni rastin të shihni sesi punon sipërfaqja. Lëshoni ConfigApp.exe nga C:/Multitouch/Touchlib. Ky program lanson një total prej tetë dritaresh, ku gjashtë prej tyre janë video transmetime nga PS3 Eye, në faza të ndryshme të përpunimit. Është paksa e komplikuar kur ta bëni herën e parë, por në fakt gjërat lehtësohen kur kuptoni karakteristikat e Touchlib për të njohur prekjet.

Dritarja më e rëndësishme është ajo që po shihni në të djathtë poshtë, që është emërtuar “Rectify”. Kjo dritare shfaq “pamjet” që do të regjistrohen si momente të prekjes. Kur të punojë sipërfaqja si duhet, dritarja do të duket tërësisht e zezë deri në momentin kur ne duhet të prekim ekranin, therr[ do të shfaqen pikat e bardha, për të cilat shpresojmë se do të jenë pa ndërprerje. Duke filluar nga dritarja e majtë poshtë e pastaj drejt asaj në të djathtë, përshtaten të gjithë rrëshqitësit në mënyrë që të shihen pikat më të pastra në ekran. Në përgjithësi kjo arrihet duke luajtur me secilin rrëshqitës derisa të arrihet duke ngacmuar rrëshqitësit në dritaren Rectify. Në momentin që jeni të kënaqur me ndjeshmërinë e ekranit tuaj, është koha për kalibrim.

Kalibirimi është i nevojshëm për të sinkronizuar imazhin e projektuar dhe sipërfaqen e prekjes. Për të kalibruar, ne së pari shtypim tastin Enter. Kjo mundëson një modus Full Screen, dhe shfaq një rresht të plusave të gjelbër. Për të filluar me kalibrim, shtypni tastin C. Një prej këtyre pluseve do të bëhet i kuq. Duke shtypur një pikë, Touchlib është në gjendje të regjistrojë atë pikë në hapësirën e projektorit për të shikuar drejt një pike në kamerë. Plusi tjetër do të kthehet i kuq, dhe kjo vazhdon në këtë formë derisa të gjithë të jenë shtypur. Maximum PC sugjeron se kur të përfundoni kalibrimin me Touchlib, të shtypni tastin Escape sepse në mbyllni programin në ndonjë formë tjetër përditësimi nuk ruhet.

Tani që është konfirmuar si duhet sipërfaqja, filloni me testimin duke lëshuar smoke.exe në follderin e Touchlib. Çdo që është kaliruar si duhet, dhe efektet e grimcave të “tymit” u shfaqën në sipërfaqe kudo që preket.

Megjithatë, mos u gëzoni menjëherë sepse shumë aplikacione të krijuara për multi-touch janë të koduara me gjuhën ActionScript që përdoret nga Adobe Flash. Këto programe nuk janë krijuar për të përdorur të dhëna multi-touch, prandaj duhet një shtresë softuerike për të lejuar funksionim të duhur.

1. Ndryshoni opsionet e Flash. Shkoni tek kjo faqe dhe klikoni “Edit locations…” në menynë rënëse dhe më pas zgjidhni “Add Location”, më pas “Browse for folders”, për të shfletuar tek follderi që ka flash programet që dëshironi t’i lëshoni, që zakonisht është C:/Multitouch/Clients.

2. Startoni OSC.exe nga follderi touchlib. Ky është një implementim i një protokolli të quajtur OpenSound Control, që është dizajnuar fillimisht për të lejuar që instrumentet muzikore të kenë ndërfaqe me kompjuter, por që mund të përdoret edhe për të lejuar programet të qasen në të dhënat hyrëse të multi-touch. Kjo duhet të çdo herë që dëshironi të përdorni një program multi-touch flash.

3. Startoni FlashOSCv2.jar (kërkon Java Runtime Environment) nga C:/Multitouch/Clients/flosc. Dhe shtypni start në dritaren që shfaqet. Ky program lejon që programet flash të qasen në të dhanë nga OSC. Kjo gjithashtu duhet të lëshohet çdo herë që startoni aplikacione multi-touch flash.

Kur ta përfundoni këtë, ne më në fund jemi gati të testojmë një sërë aplikacionesh të krijuara prë tavolina DIY multi-touch. Nuk ka shumë aplikacione në këto momente, por ka disa të tilla që do t’ju argëtojnë mjaft shumë. Disa arrijnë me Touchlib, në C:/Multitouch/Clients, dhe gjitahsthu rekomandohet edhe AudioTouch, që mund ta gjeni në Seth Sandler’s blog, si dhe aplikacionin Multitouch Media App nga Laurence Muller.

Përfundimi

Ky projekt është krijuar për më shumë se dy javë punë nga ana e ekipit të Maximum PC, dhe pas kësaj çdo gjë ka ecur për mrekulli. Funksionaliteti ishte i plotë, reagimi ishte i lartë i sipërfaqes së ndjeshme në prekje, dhe madje për kënaqësinë e lexuesve ata prezantuan edhe disa fotografi që mund t’i shihni edhe ju më poshtë. Natyrisht ka edhe një video.

Gjatë projektit Maximum PC këshillon se ka shumë gjëra që mund të bëhen më mirë nëse provohet sërish prej fillimit, megjithatë është e kuptueshme se për herë të parë çdo gjë është e vështirë. Por mos u dëshpëroni dhe provoni derisa të arrini rezultate. PCWorld Albanian shpreson se jeni ndarë të kënaqur me një artikull të kësaj natyre që për herë të parë publikohet tek ne, dhe shpresojmë se do të kërkoni sërish diçka të këtillë. Nëse keni provuar diçka në këtë drejtim na lini ndonjë koment më poshtë, e nëse keni ndonjë ide tjetër mos hezitoni të na shkruani. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>