Biznes

Ndërtoni një rrjet shoqëror për biznesin tuaj

Nov 3 2009
0 Shpërndarje
Ndërtoni një rrjet shoqëror për biznesin tuaj

Shumë shërbime ofrojnë funksione të njëjta si të  Facebook-ut, mirëpo këtu do të përqendrohem në Ning, e cila është themeluar para disa vitesh dhe ofron vegla përshtatjeje që mund ta bëjnë faqen tuaj të sillet në mënyrën që ju dëshironi. Brenda kompanisë suaj ju mund të mbështeteni në rrjetin shoqëror Ning për të mirëmbajtur takimet për çdo gjë, duke filluar nga projektet menaxhuese për të organizuar një ekip zyre të softball-i,.vVegla për kalendarë, postime të stilit blog, komente dhe sistemet e tjera që do t’ju ndihmojnë të lidheni me njerëz. Ju mund të postoni foto dhe video për të radhitur ngjarjet. Ju mund ta përdorni Ning për bashkëpunim, azhurnim të statusit të secilit projekt, për të shprehur ide për qëllimet e reja, për radhitjen e takimeve dhe mbajtjen e zyrës në sinkronizim. Më e mira e të gjithave, gati secili mund të vërë procesin e setup-it në funksion, kështu që nuk keni nevojë të harxhoni burime dizajni apo teknologjie. Mirëpo Ning është i fuqishëm veçanërisht për të ndërtuar një hapësirë në të cilën do të mund të argëtoheshit me konsumatorët. Mendoni për këtë si një shoqërim për në web faqen e kompanisë suaj. Rrjeti juaj shoqëror Ning mund të jetojë në URL-në e vet, sikurse kompaniaime.ning.com, ose ju mund ta integroni atë si një nëndomain në faqen tuaj, si p.sh. shoqëria.kompaniaime.com
 
Përdorimi i veçorive themelore të Ning
Funksionimi thelbësor i Ning është falas; ju mund të krijoni një faqe me një URL kompaniaime.ning.com në vetëm disa minuta. Faqe të tilla duhet të jenë të mira për shumicën e situatave të brendshme të zyrës. Për përshtatje, do t’ju duhet të paguani një kosto mujore. Fshirja e reklamave të Ning kushton 25$ në muaj (ju do të mund t’i zëvendësoni ato me reklamat tuaja, nëse dëshironi); përdorimi i një emri të domain-it është 5$ në muaj dhe fshirja e markës Ning nga faqja juaj kushton 25$ në muaj. Një llogari falas përfshin hapësirë 10GB dhe 100GB për bandwidth në muaj, mirëpo ju mund të paguani 10$ në muaj për t’i dyfishuar të dyja kapacitetet (për çdo 10$ tjerë shtojnë një hapësirë 10GB dhe 100GB për çdo muaj).
Për të filluar, vizitoni Ning.com dhe kaloni nëpërmjet shtytjeve për të rregulluar faqen tuaj. Shënoni një emër për rrjetin dhe një parashtesë URL (kompania ime në kompaniaime.ning.com). Klikoni Create dhe pastaj ekrani do të bëjë që ose të futeni në një llogari Ning ose ta krijoni një të re.
Në faqen e Describe, shënoni një rresht Tag të përmbledhur, një përshkrim dhe fjalët kyçe. Përdorni këto fusha, veçanërisht fjalët kyçe, për të ndihmuar njerëzit ta gjejnë rrjetin tuaj; kini parasysh përdorimin e emrave të produkteve ose termave të tjera të popullarizuara që lidhen më faqen tuaj. Përdorni butonat radio për ta bërë rrjetin publik ose privat. Klikoni Next.

Shtimi i veçorive
Në faqen Features, kliko View all features. Secili modul paraqet një veçori për rrjetin tuaj, si blogging, postimet e videove dhe një ngjarje kalendarike. Lëvizini ato në ekspozimin tuaj dhe renditini ato brenda kolonave. Për t’i fshirë artikujt, lëvizini ato jashtë në anën e majtë. Klikoni ikonën e “pikë çuditëses” për të marrë një përshkrim të atij funksioni. Kliko Next.
Në ekranin e Customize Appearance, zgjidhni një shabllon dhe pastaj lëvizni poshtë për të bërë ndryshime të mëtutjeshme. Ju mund të bëni shkëmbime në ngjyra dhe në fonte përderisa jeni duke shkuar; është ide e mirë që t’i përshtatni ato që të duken si në web faqen tuaj ekzistuese. Kliko All Options për të përshtatur dhe për të ngarkuar edhe më shumë imazhe tuaja. Nëse dini se si të menaxhoni CSS-të, kliko në Advanced për të importuar ose ndryshuar stilin e fletës, e cila ju jep kontrolle të plotë mbi dukjen dhe ekspozimin e faqes suaj. Kliko Launch kur të jeni të kënaqur. Pasi ta keni ndërtuar një faqe të rrjetit shoqëror, ju mund të riktheheni në çdo kohë për të bërë azhurnime. Vizitoni faqen tuaj- lidhuni nëse është e nevojshme- dhe klikoni në linkun Manage. Ju mund t’i rregulloni veçoritë e faqes, ekspozimet dhe aspektet e tjera. Për shembull, sigurohuni që të klikoni Manage Network Information për të gjetur mënyrën se si të ngarkoni një logo të rrjetit për ta mbishkruar atë të Ning. Për më shumë këshilla, duke përfshirë edhe këshillat në importimin e adresave dhe si të ftoni pjesëmarrës në rrjetin tuaj, përdorimin e një domaini të përshtatur, përparësitë e aplikacioneve Ning dhe luftimin e komenteve spam, shfleto në  find.pcworld.com/63956.

Lajmet e fundit>