Ja se si

Ndërtoni PC sa të vogël që të përshtatet në vendin e CD Player

Aug 10 2008
0 Shpërndarje
Ndërtoni PC sa të vogël që të përshtatet në vendin e CD Player

Via po i jep shtytje këtij formati të vogël, i cili është pak më i madh se karta e kreditit, si një alternativë për produkte më të mëdha që përdorin procesorë të shpejtë AMD dhe Intel. Motherboard Epia PX, e paraqitur këtu, përdor kompletin e çipave Via VX700 dhe çipin grafi k UniChrome Pro II. Kompleti Artigo përfshin, gjithashtu,procesorin 1-GHz ViaC7 Nano BGA2 dhe ftohësin. Epia PX është një mrekulli e miniaturizimit. Brenda hapësirës 10 me 7.2 cm, Via ka arritur të menaxhojë vendosjen brenda në lidhjen SODIMM (poshtë), deri te lidhja ethernet me xhek RJ45 (mbrapa) dhe përkrahjen për katër USB porte (përpara). Gjithashtu do të keni edhe konektorët PATA dhe SATA, si dhe fi shat jack për altoparlant dhe mikrofon. Për kompletin Artigo, shkoni në find.pcworld.com/59869 .

Montimi

Nuk do t’i ngatërroni pjesët e vogla, nëse shkoni sipas udhëzimeve të detajuara. Ju duhet një memorie 533-MHz SODIMM DDR2 (unë kam blerë një 1GB për rreth 25 dollarë) dhe një harddisk 2.5 inç për laptop (unë kam vendosur njësinë prej 120GB me 5400-rpm, që e kam blerë për 99 dollarë). Ndërtimi nuk ishte edhe aq i pamundimshëm. Duart e mia iu përshtatën madhësisë kur mundohesha t’i bashkoja pjesët dhe të përdorja kaçavidat shumë të vogla. Në më pak se një orë e kam lidhur këtë njësi me rrymën lektrike dhe ka filluar të punojë për herë te parë.Pasi Artigo nuk ka një disk optik, ju duhet ta lidhni atë përmeslidhjes USB për të instaluar Sistemin Operativ.

Kam instaluar Windows XP lehtësisht dhe kam zbuluar se kjo njësi është mjaft e aftë të performojë punë të thjeshta si eksplorimin në internet, e-mail dhe procesim të tekstit. Fatkeqësisht çipi grafi k kishte disa vështirësi të riprodhonte videot fl ash nga shfl etuesi dhe kufizoi rezolucionin e ekranit në 1024 me 768. Ky çip përkrah vetëm DirectX 7, që nënkupton se midis të tjerave nuk përkrah Windows Vista (së cilës i duhet së paku DX9). Anët tjera negative janë ftohësi shumë i zhurmshëm i CPU, kutia e zezë me pamje jo aq të përshtatshme dhe integrimi i portit VGA në vend të lidhjesVI (kutia përfshin pjesën DVI, por junuk mund ta shfrytëzoni me shasinë e Artigo).

Duke parë kufi zimet e Artigo është shumë e lehtë të paramendoni mundësitë e tij. Mund ta imagjinoj përdorimin e tij si një PC dytësore në kuzhinë, të lidhur poshtë tavolinës (së bashku me një monitor LCD) dhe duke përdorur tastierë dhe maus pa tela. Apo mund ta përdorni për të testuar programe, duke e lidhur me KVM Switch për të zëvendësuar në mënyrë efektive një makinë virtuale. Mund të shërbejë si Linux i Desktopit që keni menduar gjatë ta ndërtoni. Përdorimi më intrigues për mua është lidhja e Artigo me të hkëlqyeshmin Windows Home Server OS. Momentalisht Via ende është duke punuar në një riparim të BIOS që dy produkte të punojnësë bashku. Artigo do të ishte një server fantastik që konsumon pak energji. I lidhur në kompjuterin tim, ka harxhuar më pak se 20w gjatë testimit). Në këtë kapacitet dobësia e tij grafi ke nuk do të jetë një problem edhe pse do të më duhej një harddisk më i madh.Do të ishte shumë e përshtatshme dhe cool të kem serverinrenda në PC.

Lajmet e fundit>