Biznes

Ndikimi i platformës së mbyllur i kompanisë Apple

Jan 31 2011
0 Shpërndarje
Ndikimi i platformës së mbyllur i kompanisë Apple

“Sapo të largohet Steve Jobs, i cili vërtet që s’është larg, pastaj Apple do të duhet që të marrë vendime strategjike nëse duhet të hapet platforma,” tregoi ai për Sydney Morning Herald.

Apple mbylli platformën e kontrollimit të gjërave si hardueri, softueri, përmbajtja dhe aplikacionet. Si kundërshtim, sistemi operativ i Google Android është me burim të hapur, duke lejuar secilin individ që ta përdor softuerin sipas dëshirave të veta.

Lo beson që sistemi i tillë funksionon vetëm sepse Apple tashmë “kontrollon tregun”, por një parashikim për të ardhmen tregon për platformën e tyre të mbyllur që do të pësonte humbje nga platformat e hapura.

“Përfundimisht një sistem i mbyllur thjesht s’mund të vazhdojë më tej,” thotë ai. “Nëse ata vazhdojnë që të mbyllin dhe të lejojnë Androidin që të vazhdojë të ngritet lart, atëherë është mjaft e vështirë, me sa e shoh unë.”

CEO i lartpërmendur i Netgear theksoi që historia e kompjuterit, Mac vs. Windows dhe Betamax vs VHS, duke thënë që kjo histori e industrisë së teknologjisë ka “e ka parë këtë film disa herë.” Por Apple ka qenë të gjendje që të triumfojë me sistemet e veta të mbyllura, megjithë llojet historike që do të mund ta paraqitnin atë si të pasaktë.

“Tani platformat e mbyllura kanë qenë të suksesshme për Apple sepse ata kanë qenë përpara i mendimtar parësor, për shkak të Steve Jobs,” thotë Lo. “Eventualisht ata kanë arritur që të gjejnë një rrugë që të hapin iTunes pa lëshuar shumë pe në mostrën e tyre të përfitimeve të përgjithshme.”

Lo nuk naloi që të parashikojë rënien e ndërmarrjes Apple. Ai gjithashtu kishte disa fjalë të zgjedhura për vetë Steve Jobs.

“Steve Jobs dëshiron që të mbysë shpërndarjen, kështu që edhe pse ai nuk ka përmbajtjen përkatëse, ai mundet që të kërkojë një shpërblim,” thotë ai, duke thirrur kritikën për një funksion në Adobe Flash për “veten” e tij.

Çfarë mendon Jobs për tërë këtë?

“Steve Jobs nuk më jep një minutë” tha Lo./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>