Lajmet

Ndikimi i tipit të personalitetit në klikimin e e-maileve të rreme (spam)

Sep 11 2013
0 Shpërndarje
Ndikimi i tipit të personalitetit në klikimin e e-maileve të rreme (spam)

spamDisa kërkues në Universitetin e New York-it kanë kryer një studim për të zbuluar se cilët njerëz janë më të prirur për të rënë pre e sulmeve kibernetike nëpërmjet e-maileve të rremë (spam).

Studimi është përqëndruar më tepër në psikologjinë e atyre njerëzve që nuk mund t’i rezistojnë klikimit të një linku të dëmshëm.

Studiuesit kanë marrë në konsideratë 5 tipet dominues të personalitetit me shpresën se rezultatet e kërkimit do të ndikojnë në zhvillimin e masave të sigurisë të përshtatura (si p.sh seleksionimi i e-maileve) për ata persona që kanë më tepër mundësi të bien viktimë e sulmeve on line.

Studimi rezultoi në përfundimin se personat që kishin probabilitet më të lartë për të rënë pre e këtyre lloj sulmesh i përkisnin gjinisë femërore dhe ishin kryesisht neurotike, term i përdorur nga psikologët për tipat me personalitet të paqendrueshëm dhe agresiv.

Gjithashtu u zbulua se ekziston një lidhje midis aktivitetit në Facebook dhe përgjigjeve ndaj e-maileve mashtruese. Studiuesit zbuluan se sa më aktiv të jetë një përdorues ndaj rrjeteve sociale aq më i prirur është të mashtohet nga e-maile të dëmshme. (PCWorld Albanian)

Tags >

emailspam
Lajmet e fundit>