Vëzhgim

Ndiqni E3 nga shtëpia juaj, përmes Turtle Beach dhe Livestream

Jun 5 2011
0 Shpërndarje
Ndiqni E3 nga shtëpia juaj, përmes Turtle Beach dhe Livestream

Partneriteti me LiveStream i mundëson Turtle Beach një mundësi për të shkëmbyer lajmet më të fundit, aksionet dhe gjërat më të rëndësishme prej E3’it, direkt tek adhuruesit. Kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer për qytetarët nga Kosova apo Shqipëria të cilët kanë dëshirë të përcjellin ngjarjen por nuk kanë mundësi të shkojnë atje. 

Përmes këtij bashkëpunimi ju në mes tjerash do të keni rastin të shikoni dhe të dëgjoni për lojërat e radhës, dhe në mes tjerash do të keni rastin të dëgjoni edhe komentim në kohë reale prej Matt nga Turtle Beach dhe Kona prej Quantic Gaming. Turtle Beach do të fillojë transmetimin me 7 qershor në ora 10:00 PT (Pacific Time), ndërsa ky transmetim do të vazhdojë edhe gjatë ditëve tjera, 8 qershor dhe 9 qershor. 

Për të shikuar këto transmetime, ju duhet të vizitoni dhe t’i bëni “Like” faqes së Turtle Beach në Facebook. Aty do të keni edhe informacione shtesë mbi eventin e Livestream, dhe në mes tjerash thuhet se për ta bërë edhe më atraktive këtë ngjarje, partnerët e Turtle Beach do të ofrojnë shpërblime për shumë shikues që do të jenë aktiv. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>