Harduer

Liveblog: Samsung prezanton flagshipin e shumpritur Galaxy S8

Mar 29 2017
0 Shpërndarje
Kjo punë është përkthyer e gjitha në Galaxy S8. Më në fund kompania është gati të zbulojë atë çfarë ka përgatitur për besnikët e saj në një eveniment "Unpacked." Liveblog: Samsung prezanton flagshipin e shumpritur Galaxy S8 Photo Source: Samsung

18:01: Dhe ja ku përfundon aktiviteti i Samsung me largimin nga skena të Dj Koh dhe dy videove promocionale.

18:01: “Ne besojmë se progresi vjen nga puna e madhe në zgjidhjen e problemeve dhe pengesave.”

18:00: Dj Koh rikthet në skenë

18:00: Samsung DeX mund të jetë ajo që Windows Continuum nuk ishte dot

17:59: E gjitha kjo e mundur falë procesor 10 nanometër

17:58: Samsung thotë se ka punuar me Microsoft dhe Adobe për të përmirësuar aplikacionet për DeX

17:57: Samsung prezantoi Samsung DeX, një dok desktop i cili krijon eksperiencë desktop nga Galaxy S8

17:56: Samsung do të heqë barrierat mes telefonëve dhe desktopëve

17:53: Samsung Gear 360 së shpejti në shitje në mbarë botën

17:51: Samsung dhuron Gear 360 2017 për të gjithë pjesëmarrësit në sallë

17:50: Më i vogël, mbështetje për 4K dhe mund të transmetojë live 2K nga Facebook, Youtube dhe Samsung VR

17:50: Gear 360 këtë vit edhe më i mirë. Ju prezantojmë me versionin e ri të pajisjes

17:49: Një sërë evenimentesh do të transmetohen live në 360 gradë këtë verë

17:48: Oculus po punon për të zhvilluar lojëra për Gear VR

17:48: Gear VR vjen me sensor bluetooth të gjurmimit të lëvizjeve

17:47: Galaxy S8-ta është një id virtual, një portofol virtual e madje një doktor

17:46: Suzzane Da Silva në skenë

17:45: Partneriteti i Samsung me Harman sjell kufjet AKG për të gjithë blerësit e S8-ës

17:44: Galaxy S8 del në shitje më 21 Prill

17:43: Përveç aplikacionit Samsung prezantoi një router mesh i quajtur Samsung Connect Home

17:42: Samsung Connect një aplikacion i ngjashëm me Apple Home për të kontrolluar çdo pajisje të lidhur në shtëpinë tuaj

17:42: Samsung këtë mision e ka dërguar në një nivel tjetër. Me Galaxy S8-tën e ka përmbushur falë Samsung Connect.

17:41: Bixby është inteligjencë e cila e bën më të lehtë jetën tuaj

17:41: Mund të krijoni përkujtues përmes Bixby. Çdo veprim i asistentit virtual është i bazuar në vendodhje, aktivitet dhe orë

17:40: Ndërfaqja e Bixby e ngjashme me Google Now

17:40: Nëse drejtoni kamerën drejt një objektivi të caktuar Bixby e identifikon përmes partnerëve të Samsung

17:39: Galaxy S8 ka një buton të dedikuar për Bixby

17:38: Përtej zërit Bixby është i integruar edhe në kamerën e telefonit. Kupton se çfarë po shohim!

17:37: Bixby është në dijeni të kontekstit. Pra e di çfarë po bëni me telefonin!

17:36: Njihuni me Bixby, inovacioni i cili do të ndryshojë plotësisht mënyrën tonë të ndërvepruarit me telefonët

17:35: “Teknologjia duhet ta bëjë jetën tuaj më të thjeshtë dhe inteligjenca artificiale është pjesë e rëndësishme e saj”

17:34: E gjithë vëmendja tashmë drejt Bixby

17:33: Me Samsung Health mund të komunikimi me një doktor me anë të një video thirrjeje

17:32: Samsung Pass, aplikacioni i sigurisë përmes të cilit qaseni në aplikacione të tjera po zgjerohet në funksion

17:32: Samsung flet për suksesin e Samsung Pay. Është përdorur në mëse 240 milion tranksione gjer më sot

17:31: Skaneri i shenjave të gishtërinjve gjendet ngjitur me kamerën

17:31: Kjo teknologji është pjesë e Android që nga Ice Cream Sandwich po ishte e ngadaltë. Tahsmë Samsung po përdor motorin e ri të shpejtë

17:29: S8 ka skaner të shenjave të gishtërinjve, irisit dhe njohjes së fytyrës

17:28: Bateritë: Galaxy S8 bateri me kapacitet 3,000 mAh ndërsa S8+ 3,500.

17:27: Procesori i telefonit, më i fuqishëm me arkitekturën 10 nanometër.

17:26: Kamera frontale ka sensor 8 megapiksel. Galaxy S8-ta ka certifikimin IP68 të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit

17:25: Galaxy S8-ta me kamër “Dual Pixel”

17:23: Çfarë i ndodhi butonit fizik? Ai tashmë është pjesë e ekranit së bashku me dy butonët e kthimit pas dhe proceseve në sfond të cilët janë të ndjeshëm ndaj presionit të shtypjes.

17:22: Galaxy S8-ta është telefoni i parë me teknologjinë Mobile HDR certifikuar nga UHD

17:22: Samsung vë bast mbi ekran e lakuara. Këtë vit të dy modelet do të kenë ekran të lakuar.

17:21: Çdo komponent i telefonit është zvogëluar për të krijuar hapësirën e nevojshme për ekranin INFINITY

17:20: Galaxy S8 ekran 5.8 inç ndërsa S8+ 6.2 inç

17:19: Galaxy S8-ta vjen me ekran INFINITY me një raport ekran pajisje unike

17:17: Samsung Galaxy S8-ta në dy modele: S8 dhe S8+

17:14: “Është kënaqsi për mua të zbuloj një telefon i cili do ju dërgojë përtej kufinjve që keni njohur deri më sot.”

17:11: Gjatë konferencës Samsung do të prezantojë asistentin virtual, një pajisje të re të realitetit virtual dhe Gear 360

17:10: Kjo është Galaxy S8-ta. Në shitje nga data 21 Prill

17:08: “Kjo është një epokë e re në dizajnin e një telefoni, një epokë pa kufinj, pa limite.”

17:06: Dj Koh: Ka qenë një vit i vështirë për Samsung

17:04: Ka filluar aktiviteti i shumëpritur. Në skenë është Dj Koh.

17:00: Samsung është rikthyer! Pas një 2016-te dramatike nxitur nga dështimi katastrofik i Galaxy Note 7-ës, Samsung është gati të hyjë në lojë. “Galaxy Unpacked” quhet aktiviteti tradicional që Samsung mban dyherë në vit ku prezanton linjën më të fundit të Galaxy S dhe Note.

Pas katastrofës së Galaxy Note 7-ës vitin e kaluar, Samsung ka punuar shumë për të rifituar besimin e konsumatorëve.

Kjo punë është përkthyer e gjitha në Galaxy S8. Më në fund kompania është gati të zbulojë atë çfarë ka përgatitur për besnikët e saj në një eveniment “Unpacked.”

Nëse dëshironi të mësoni risitë më të fundit nga aktiviteti, krahas transmetimit live që Samsung do të realizojë, ne në PCWorld do ofrojmë gjithashtu informacionet më të fundit përmes një blogu live.

Video Livestream

Aktiviteti fillon në ora 17:00 me orën tonë lokale. Po çfarë presim nga Galaxy S8-ta? Një ekran i cili mbulon pjesën më të madhe frontale të telefonit, asistentin virtual Bixby, një skaner irisi, një dok kompjuterik dhe një ndërfaqe të re TouchWiz. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>