Softuer

Ndizet motori kërkues i Google, Caffeine

Dec 2 2009
0 Shpërndarje
Ndizet motori kërkues i Google, Caffeine

Tryeza e Rrumbullakët e Motorit Kërkues pranoi konfirmimin me postë elektronik, me informacioen shtesë që shpalosnin se Google gjithmonë ka pasur plane për të paraqitur Caffeine në një qendër të të dhënave vetëm para se të vihet tërësisht në funksion.

Softpedia shtoi se ka raporte (tema) të ndryshmeve në renditjen e rezultateve kërkuese. Rezultatet e ndryshuara të kërkimit buronin nga IP adresat e vendosura më lartë në listë, duke i shtyrë kështu ueb faqet të spekulojnë se ndoshta Google më në fund po implementon përditësimin e infrastrukturës së bazuar në Caffeine.

Sipas një deklarate të thënë rishtas nga Cutts, Caffeine nuk pritet të paraqitet zyrtarisht në Internet deri pas festave të fundvitit. Deri atëherë, vetëm një server do të përjetoj të mirat e plota të Caffeine deri së paku në janar të vitit të ardhshëm.

Gjersa shumë ueb faqe mund të shohin ndryshimet në renditjen e motorit kërkues, Cutts tha se secili do të duhej të evitojë përgjithësimin. Mund të ketë kohëra kur motori kërkues i tanishëm i Google, thjeshtë punon me performancën maksimale të tij.

“Mendoj se është shumë me rrezik të merren disa tema të pakta dhe të kthehen në një përditësim madhor të Google” tha ai, duke aluduar në pretendimet e ueb faqeve se renditja ka ndryshuar përmes Caffeine.

Lajmet e fundit>