Harduer

Ndjeshmëria në prekje do të ndërlidhet me forcën që aplikoni

Jan 28 2010
0 Shpërndarje
Ndjeshmëria në prekje do të ndërlidhet me forcën që aplikoni

Një prej disa metodave për të bërë që kjo do të ndodhë është shfrytëzimi i një përbërjeje të quajtur kuantum tunneling – që ndodh kur sillen dy transistorë së bashku, por që ende kanë një shtresë izoluese mes tyre, dhe elektronet kërcejnë midis dy përçuesve.

Rruga e Peratech për ta bërë këtë është përmes një polimeri që ndryshon rezistencën në momentin që ju aplikoni fuqi për shtresën izoluese, që do të thotë se duke përdorur këtë teknologji të ekraneve mund të tregohet se sa forcë po aplikoni në ekran, pasi që sensorët  janë në gjendje tregojnë brenda dy mikrometrave sesa po lakohet ekrani.

Pavarësisht se nuk ka teknologji në treg për ekrane që ndjenjë presionin, Peratech thekson se teknologjia e tyre përdor më pak energji dhe është më e ndjeshme. Pajisjet e para me teknologjinë e  Peratech pritet të dalin në fillim të muajit prill.

Lajmet e fundit>