Harduer

Ndoshta një tjetër orë inteligjente nga Samsung vitin tjetër

Sep 17 2013
0 Shpërndarje
Ndoshta një tjetër orë inteligjente nga Samsung vitin tjetër

Edhe pse kompania sapo ka lançuar orën më të fundit disa ditë më parë, Galaxy Gear, disa raportime thonë se Samsung po punon për gjeneratën e ardhshme të pajisjes.

Faqja e lajmeve koreane, Digital Times, shkruan se Samsung po punon fort për Galaxy Gear 2, e cila mund të hidhet në treg në fillim të vitit 2014, ndoshta gjatë International Consumer Electronics Show (CES) në janar apo gjatë Mobile World Congress në shkurt. Ora e parë u zbulua më 4 shtator dhe do të dalë në shitje në tetor.

Galaxy Gear 2 pritet të ketë bateri me jetëgjatësi më të lartë, integrim GPS si dhe suport për më shumë pajisje Android. Galaxy Gear 1 punon për momentin vetëm me smartfonin Samsung Galaxy Note 3.

Edhe pse është disi e çuditshme që kompania të lançojë një orë tjetër inteligjente vetëm disa muaj më vonë se modeli i parë, ky veprim mund ta ndihmojë kompaninë të bëjë një testim më të mirë të tregut para se të lançojë një version më të avancuar e më të plotë të orës.

Nga ana tjetër, lançimet e njëpasnjëshme të produkteve janë të rralla, dhe mbase kompania preferon më tepër të shohë se si do të ecë pajisja e parë e kësaj linje, para se të investojë në një model të dytë. Me pak fjalë, do të na duhet të presim disa kohë për të parë nëse do të ndodhë vërtet apo jo. (PCWorld Albanian)

GalaxyGear.jg_

Lajmet e fundit>