Vëzhgim

Ndryshim në sistemin e pagesave tek domeni shqiptar

Apr 22 2010
0 Shpërndarje
Ndryshim në sistemin e pagesave tek domeni shqiptar

Sistemi MoneyBookers është një biznes elektronik që mundëson pagesa dhe transferim të hollave përmes internetit. Ai shërben si një alternativ elektronik ndaj pagesave me letra siç janë çeqet apo pagesat me të holla.

MoneyBookers performon pagesa duke shfrytëzuar web faqe, faqe online të ankandeve dhe përdorime tjera në korporatë.

Sikurse shumë shërbime tjera online, si PayPal, MoneyBookers u kërkon verifikim të identiteti para se të përdoret shërbimi, për të minimizuar mashtrimet dhe për të parandaluar pastrimin e parave.

Përmes këtij sistemi të ri hostingu në domenin shqiptar do të ketë mundësi që të paguhet më lehtë dhe më shpejtë duke shfrytëzuar teknologjitë e reja të webit.

Kohë më parë domeni .al gjithashtu është bërë edhe domen për të gjithë shqiptarët, duke mundësuar që cilido person me nënshtetësi dhe kombësi shqiptare të hap një adresë në internet duke shfrytëzuar prefiksin identifikues të shtetit të Shqipërisë “.al”.

Ky shërbim deri më tani u është ofruar vetëm personave juridik apo fizik, por kjo ka ndryshuar e gjithashtu edhe tarifa ishte liruar, duke rënë në 14 euro për një vit apo 25 euro për dy vite.

Lajmet e fundit>