Lajmet

Ndryshime të mëdha po vijnë në Twitter Timeline

Nov 15 2014
0 Shpërndarje
Ndryshime të mëdha po vijnë në Twitter Timeline

Twitter_hq_3-798x310Twitter sapo ka ndarë planet e saja për ndryshimet që do vinë në “Timeline” e rrjetit social në të ardhmen e afërt për të ndihmuar në rritjen e ndërveprimeve dhe rekomandimeve në rrjetin e saj. Fillimisht kompania tha se do të shtojë një titull “ndërkohë që ishit larg” në krye të Timeline kur ju nuk e keni përdorur aplikacionin për një kohë të caktuar. Twitter thotë se ka testuar këtë veçori me një grup të përzgjedhur përdoruesish në muajt e kaluar dhe ka zbuluar një rritje virale.

Ajo që mbetet e paqartë rreth këtij ndryshimi është sa shpesh kjo veçori do të shfaqet në krye të Timeline, por Twitter nuk foli asnjëherë rreth kësaj. Keil Weil, Zv president i produktit tha se po eksploronin mënyra për të zbuluar cicërimat e rëndësishme në mënyrë që përmbajtjet interesante të bëhen më të lehta për të gjetur edhe nëse ju nuk qëndroni në Twitter për një ditë të tërë.

Twitter tha gjithashtu se do të shtonte lajmet e bazuara në vendndodhjen tuaj, duke ndarë automatikisht informacion të përshtatshëm për përdoruesit. Për më tepër, kompania po punon për ta bërë më të lehte gjetjen e cicërimave të bëra në vendndodhje specifike ose biznese. Ju do të jeni në gjendje të shkruani cicërima me vendndodhjen e saktë ngjashëm me Foursquare dhe më pas të mund të shtoni edhe imazhe të atij biznesi apo vendndodhje.

Twitter vuri në dukje disa ndryshime që po vinin javën e ardhshme në mesazhet direkte, panel ky i cili është lënë shumë pas dore. Një nga këto, është mundësia për të dërguar cicërima privatisht përmes mesazheve. Nga ato që përmendëm më lart mund të kuptojmë se Twitter po ndihet në “presion” nga investitorët me qëllim rritjen e angazhimit dhe nënshkrimeve të përdoruesve të rinj. Ajo që është e rëndësishme mbetet kujdesi sesi kompania po implementon veçori për përdoruesit e rinj pa “armiqësuar” bazën aktuale të të dhënave. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>