Lajmet

Ndryshime të reja në trendet e Facebook për të adresuar lajmet e rreme

Jan 26 2017
0 Shpërndarje
asi u vu nën presion nga opinioni publik rreth përhapjes së lajmeve të rreme lidhur me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, Facebook ka ndërmarrë një sërë hapash për të adresuar këto përmbajtje. Ndryshime të reja në trendet e Facebook për të adresuar lajmet e rreme Photo Source: Reuters

Në një tjetër tentativë për të përmirësuar cilësinë e përmbajtjeve që përdoruesit shohin në rrjetin social, kompania solli të Mërkuren një sërë përditësimesh në seksionin e trendeve.

Përpara përditësimit përdoruesit panë të shfaqen tematika të bazuara në shijet dhe preferencat e tyre personale. Tashmë kjo gjë nuk do të ndodhë më sepse çdo përdorues në të njëjtin rajon gjeografik do të shohë të njëjtat përmbatje dhe tematika.

Dhe ndryshe nga e kaluara kur Facebook peshonte rëndësinë e një përmbajtjeje bazuar në interaktivitetin e përdoruesve, tani e tutje në fokus do të jetë numri i publikuesve të cilët kanë postuar artikuj rreth një tematike të caktuar.

Facebook gjithashtu do të lërë përdoruesit të kuptojnë se nga vjen tematika duke shfaqur edhe emrin e publikuesit ngjitur me titullin. Përpara përdoruesit duhej të vendosni mausin mbi titullin e shkurtër të përmbajtjes për ta parë të plotë si dhe emrin e publikuesit.

Ndryshimet e reja hyjnë në fuqi që nga kjo javë bëri të ditur Facebook. Rrjeti social tha se shfaqja e titullit të plotë të artikujve ka qenë një prej veçorive më të kërkuara nga përdoruesit.

Pasi u vu nën presion nga opinioni publik rreth përhapjes së lajmeve të rreme lidhur me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, Facebook ka ndërmarrë një sërë hapash për të adresuar këto përmbajtje.

Së fundi rrjeti social prezantoi një projekt të ri të quajtur “Facebook Journalism” me synimin për të afruar më tej organizatat mediatike me rrjetin social. Gjithashtu në Janar Facebook filloi adresimin e lajmeve të rreme në Gjermani përpara zgjedhjeve të pranverës që priten të mbahen në këtë vend. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>