Analiza

Ndryshimet ndërmjet versionit 5.5 inç dhe 4.7 inç të iPhone 6

Jun 27 2014
0 Shpërndarje
Ndryshimet ndërmjet versionit 5.5 inç dhe 4.7 inç të iPhone 6

gsmarena_001Versionet e reja të telefonit inteligjent iPhone, iPhone 6 me ekran 4.7 inç dhe 5.5 inç, nuk do të ndryshojnë vetëm prej përmasave që kanë, thuhet nga një raport i bërë nga analisti Ming-Chi Kuo.

Bëhet e ditur se kamera e iPhone me përmasa 5.5 inç do të jetë shumë herë më profesionale se ajo e atij 4.7 inç, madje do të zotërojë edhe stabilizuesin optic OIS, të cilin iPhone me përmasa më të vogla nuk do ta ketë.

Analisti Ming-Chi Kuo shprehet se veçoria kryesore, e cila do ti dallojë këto dy telefonë do të jetë pikërisht stabilizuesi optik, që do të zotërojë iPhone 5.5 inç. Përveç përmirësimit të kamerës, Apple do të përmirësojë gjithashtu veçoritë e platformës iOS 8. Veç kësaj, për herë të parë Apple do t’u ofrojë përdoruesve një manual përdorimi për kamerën, në mënyrë që fotot e tyre të jenë sa më profesionale. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>