Softuer

Ndryshimet nxisin optimizëm për tregun e lojërave në vitin 2011

Dec 29 2010
0 Shpërndarje
Ndryshimet nxisin optimizëm për tregun e lojërave në vitin 2011

Shpërthimi i lojërave mobile si “Infinity Blade” në iPhone dhe “Angry BIrds” në celularë Android ka tërhequr konsumatorë të rinj në luajtjen e lojërave. Në të njëjtën kohë, kompania për prodhimin e lojërave Zynga ka kthyer rrjetin social Facebook në një platformë të suksesshme me tituj si “Farmville” (55 milion lojtarë në muaj) dhe “CityVille” (44 milion në muaj dhe po vazhdon të rritet).

“Dikur po studionim mënyra për të krijuar lojëra sociale, e tani jemi mjeshtër të krijimit të lojërave sociale” tha Mark Skaggs, zëvendës president i zhvillimit të produkteve pranë Zynga. Ai ka thënë se gjenerata e ardhshme e lojërave për Facebook do të “jenë më të thella, më të bukura dhe do të ofrojnë eksperiencë edhe më të gjerë sociale”.

Shitjet e harduerit t ë video lojërave, softuerit dhe pjesëve shtesë në Amerikën Veriore ka arritur në 20.9 miliard dollarë për vitin 2010, që në krahasim me vitin 2009 është për 4 për qind në rënie. Por pavarësisht krizës ekonomike që po vazhdon të ndikojë në të hyrat e disponueshme të gejmerëve, lojtarët e industrisë presin që viti 2011 t ë sjellë një valë të re të të hyrave nga gjëra si përmbajte të që mund të shkarkohet, lojëra mobile dhe transaksione brenda lojërave. /pcworldalbanain

Lajmet e fundit>