Lajmet

Ndryshimi i rregullave të aplikacionit, paditet Instagram

Dec 26 2012
0 Shpërndarje
Ndryshimi i rregullave të aplikacionit, paditet Instagram

Një padi kundër Instagram-it është bërë në gjykatën federale në San Francisko, në shenjë pakënaqësie të përdoruesve për ndryshimin e rregullave të përdorimit të aplikacionit.

Kjo duket të jetë padia e parë civile si rezultat i ndryshimeve të rregullit të shërbimit Instagram, raporton Reuters.

Shkurtimisht, Instagram deklaron që: “posedimi është nëntë të dhjetat e ligjit dhe nëse nuk e pëlqeni atë, ju nuk mund të na ndalni ne,” – thuhet në padi.

Lucy Funes, që është një përdoruese e Instagram-it nga Kalifornia, thotë që ka pasur shkelje të kontratës, mes të tjerash, duke u ankuar për veten dhe për të tjerët që janë prekur në mënyrë të ngjashme. Padia ishte ngritur të premten, megjithëse Instagram ndryshoi disa nga pikat që kishte lajmëruar se do t’i ndryshonte.

Javën e kaluar, Instagram raportoi që kishte ndryshuar rregullat e veta të përdorimit, që kishte nxitur reagime të ashpra nga përdoruesit dhe nga personalitetet e njohura.

National Geographic madje mbylli llogarinë e vet, ndonëse tani është duke postuar sërish.

Rregullat e reja tregonin që Instagram do të shiste fotografitë e përdoruesve pa kompensim dhe paraqiti një nen të detyrueshëm gjykues, që do të detyronte përdoruesit që të heqin dorë nga të drejtat e tyre për të ngritur një padi në shumicën e rrethanave. (PC World Albanian)

Instagram

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>