Lajmet

Ndryshimi mes Windows 8 dhe Windows RT

Nov 2 2012
0 Shpërndarje
Ndryshimi mes Windows 8 dhe Windows RT

Windows 8 dhe Windows RT mund të duken të ngjashme nga ana e jashtme por në realitet, kanë karakteristika shumë të ndryshme nga njëri-tjetri.

Windows 8 është një sistem i ri operativ që do të punojë me kompjuterët desktop, Ultrabook-ët, pajisjet hibride dhe pothuajse të gjithë tabletët – me një fjalë, çdo harduer i tipit x86.

Windows RT (shkurtim për Runtime) është një sistem që punon në tabletë me procesorë të bazuar në ARM (me kosto të ulët).

Ai është faktikisht një mjedis mobile që punon vetëm me aplikacione të Windows Store app dhe softuerë të ndërtuar për të.

Në Windows RT nuk mund të punojnë aplikacione si Photoshop apo lojërat e PC-ve.

Po ashtu, në Windows RT nuk do të punojnë të gjitha aplikacionet “moderne” të Windows 8, që do të shiten në Windows Store.

Analistët parashikojnë se pajisjet me RT nuk do të kenë shitje të larta, edhe pse Surface RT punon me këtë sistem, por kjo pajisje është në qendër të një marketingu masiv që po organizon Microsoft. (PCWorld Albanian)

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>