Lajmet

Ndryshohet forma e aktgjykimit për çështjen Apple – Samsung, dëmshpërblimi mbetet i njëjtë

May 6 2014
0 Shpërndarje
Ndryshohet forma e aktgjykimit për çështjen Apple – Samsung, dëmshpërblimi mbetet i njëjtë

apple-samsung-patent-100018090-galleryÇështja gjyqësore Apple – Samsung u kthye edhe njëherë në gjykatë ditën e hënë për të rregulluar një gabim në formën e saj të aktgjykimit. Por ky ndryshim nuk i solli kompanisë Apple asnjë përfitim tjetër. Korrigjimi i bërë tregon se tashmë çështja është mbyllur dhe Samsung duhet ti paguajë Apple 119.5 milion dollarë dëmshpërblim, shumë më pak sesa 2,2 miliard dollarë që Apple kërkonte.

Trupi gjykues dha vendimin e tij fillestar ditën e premte të javës që kaloi, duke thënë se Samsung ka shkelur dy nga patentat për të cilat Apple pretendonte, si dhe kompensimi për një patentë të tretë e cila u gjet se ishte shkelur gjithashtu nga Samsung. Kompania Samsung kishte shkelur dy patenta, ndërsa Apple u gjobit me 158.400 dollarë për shkeljen e një patente të Samsung.

Por shumë shpejt çështja u kthye aty ku e kishin lënë ditën e premte me sqarimin se ishte bërë një gabim në formën e aktgjykimit duke mos caktuar asnjë dëm në lidhje me një produkt të Samsung që u zbulua se shkelte një tjetër patentë të Apple. Trupi gjykues u kthye në gjykatë në distriktin e San Jose në Kaliforni ditën e hënë për të përfunduar punën e saj që zgjati rreth dy orë.

Trupi gjykues caktoi një dëmshpërblim prej 4 milion dollarë për produktin, por nuk ndryshoi kompensimin origjinal të caktuar më parë sipas raportuesve pjesëmarrës në çështjen gjatë gjykimit. Ajo që trupi gjykues bëri ishte se riorganizoi dëmshpërblimet e shkeljeve dhe në fund rezultati ishte i njëjtë.

Ky verdikt ndryshe quhet edhe si një humbje e Apple dhe fitore e Google dhe Samsung, ngaqë Android tashmë është pjesë e çdo telefoni Samsung dhe që Google kishte rënë dakord të mbulonte disa nga dëmet e Samsung në këtë çështje.

Në fund shumica e kompensimit prej 99 milion dollarësh për Apple u bë për shkak të shkeljes së patentës Amerikane 5,946,647. Apple kishte kërkuar nga trupi gjykues një shumë prej 2 miliard dollarë dëmshpërblim nën justifikimin se Samsung kishte shkelur pesë patenta në nëntë smartfonë dhe tabletë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>