Ja se si

Ndryshoni dosjen ku Excel ruan automatikisht dokumentet

Mar 16 2009
0 Shpërndarje
Ndryshoni dosjen ku Excel ruan automatikisht dokumentet

Kur klikoni File, Save për të ruajtur një skedar në Excel, programi do t’ju ofrojë ruajtjen në dosjen e dokumenteve (My documents). Ky është vendi i parakonfiguruar, ku Excel ruan dokumentet e veta.

Por grumbullimi i gjithë dokumenteve të Office në një dosje të vetme krejtësisht të pa organizuar, mund të bëhet problem i vërtetë.Për të mos arritur deri këtu, duhet të krijoni një dosje të re për projektet dhe tabelat e Excel.

Supozoni se shumica e tabelave të krijuara me Excel, i përkasin dosjes së emërtuar Forecasts dhe dëshironi që po kjo dosje, të bëhet vendi i caktuar në të cilin programi do të ruajë të gjithë skedarët e krijuar.

Për ta bërë këtë, lançoni aplikacionin Excel 2007 dhe klikoni mbi Office, që gjendet lart në anën e majtë.Klikoni në Excel options dhe në dritaren që do të hapet me po këtë emër, klikoni në opsionin Save, që gjendet në kolonën e majtë.

Në anën e djathtë të shiritit, lart, gjendet Save workbooks, ndërsa rreshti i fundit në po këtë kuti (box) është etiketuar si Default file location. Fshijeni gjithë përmbajtjen e kutisë dhe më pas shtypni C:Forecasts për të vendosur dosjen Forecasts, si vendin e caktuar ku Excel do të ruajë skedarët tani e tutje.

Klikoni OK për të ruajtur ndryshimet, e për t’u kthyer në Excel. Kur ende jeni në dritaren e Excel Options, ndoshta do doni të ndërroni edhe ndonjë opsion tjetër që është me rëndësi. Nëse ju duhet të këmbeni tabela me përdoruesit e tjerë, duhet t’i ruani skedarët në formatin .xls që është format më i vjetër (Excel 97-2003).

Duhet ta bëni këtë sepse jo të gjithë përdoruesit mund ta hapin formatin .xlsx, që është format i Excel 2007. Sa herë që krijoni një skedar të ri duhet që në mënyrë manuale ta ruani në formatin e vjetër, ose mund ta përdorni Save files in this format për të ndërruar formatin e zakonshëm të Excel 2007 në .xls. 

Kjo mënyrë besoj se është më e preferuar se sa humbja e kohës, kur për të ruajtur skedarët në formatin e vjetër, duhet të klikoni Save As, e pastaj të zgjidhni formatin e dëshiruar. (PCWorld Albanian)

Tags >

office
Lajmet e fundit>