Blog

Në 15 vite rritja e nivelit të oqeaneve vë në rrezik kabllot optike nënujore

Jul 19 2018
0 Shpërndarje
Infrastruktura kritike ndaj lidhjeve online – si për shembull rreth 4000 fibra optike dhe më shumë se 1000 hub mund të fillojnë të përmbyten në 15 vitet e ardhshme. Në 15 vite rritja e nivelit të oqeaneve vë në rrezik kabllot optike nënujore

Rritja e nivelit të oqeaneve, që vazhdon me shpejtësi më të lartë se sa ishte parashikuar, mund t’i vërë në rrezik madje edhe kabllot e internetit në vetëm 15 vjet. Parashikimi vjen nga një studim i Universitetit Wisconsin, i prezantuar në një konferencë në SHBA, me temë rrjetin global të internetit.

Infrastruktura kritike ndaj lidhjeve online – si për shembull rreth 4000 fibra optike dhe më shumë se 1000 hub mund të fillojnë të përmbyten në 15 vitet e ardhshme.

Sipas studimit të drejtuar nga Paul Barford, profesor në ‘computer science’, që në vitin 2033 dëmet do të jenë të mëdha. “Pjesa më e madhe e dëmeve të ngritjes së nivelit të deteve, që e kishim imagjinuar se do të ndodhte në 100 vitet e ardhshme, do të ndodhë shumë më parë – tha eksperti.

Mendonim se do të kishim 50 vjet kohë për t’i parandaluar këto dëme, por nuk i kemi”.

Hub, qendrat nervore të shkëmbimit të të dhënave, mbi të gjitha në metropolet e mëdha në SHBA pranë brigjeve si Nju Jork, Majami, Seattle, Los Anxhelos etj., janë ato më të rrezikuarat.

Por efektet do të ndihen në nivel botëror. Studimi, i realizuar edhe në bashkëpunim me kërkuesit e Ramakrishnan Durairajan e Carol Barford është i pari që merr në konsideratë rrezikun potencial të ndryshimit të klimës tek interneti.

Rezultatet mbështeten në të dhënat e kombinuara të Internet Atlas – harta globale me struktura fizike të rrjetit – dhe parashikimeve të National Oceanic and Atmospheric Administration (NOAA) mbi ngritjen e nivelit të oqeaneve. /Monitor

Lajmet e fundit>