Biznes

Në 2012-ën Facebook e bleu për 1 miliardë dollarë, sot Instagram kushton 100 miliardë

Jun 29 2018
0 Shpërndarje
Sipas të dhënave të eMarketer, që citohen në raportin e Bloomberg Intelligence, Instagram mund të përfaqësojë rreth 16% të të ardhurave të Facebook vitin e ardhshëm, krahasuar me 10,6% vitin e kaluar. Në 2012-ën Facebook e bleu për 1 miliardë dollarë, sot Instagram kushton 100 miliardë

Instagram vlen 100 miliardë dollarë dhe në pesë vjet do të ketë 2 miliardë përdorues. Vlerësimi është përfshirë në një raport të Bloomberg, i cili thekson se aplikacioni i Instagram është një ndër investimet më të mira të Mark Zuckerberg.

Ai u ble nga Facebook në vitin 2012 për 1 miliard dollar dhe sot vlen 100 herë më shumë.

Sipas analistit të Bloomberg Intelligence, Jitendra Waral, aplikacioni do të tërheqë përdorues të rinj më shpejt krahasuar me Facebook. Pak ditë më parë, numri i përdoruesve të Instagram arriti në 1 miliard dhe brenda pesë vjetësh, do të rritet në 2 miliardë përdorues.

Sipas të dhënave të eMarketer, që citohen në raportin e Bloomberg Intelligence, Instagram mund të përfaqësojë rreth 16% të të ardhurave të Facebook vitin e ardhshëm, krahasuar me 10,6% vitin e kaluar.

Përtej shifrave, platforma vijon të rritet, duke shtuar funksione të reja. Javën e kaluar, Instagram shtoi funksionin Igtv, i cili sfidon YouTube dhe televizionin tradicional, duke u dhënë mundësi të gjithë përdoruesve të karikojnë video me kohëzgjatje edhe një orë.

Pjesa më e madhe e rritjes së qarkullimit të Instagram në vitin 2018 – shpjegon Waral – ndoshta do të vijojë të përfaqësohet ende nga reklamat, pasi platforma televizive është ende në fazë zhvillimi”.

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>