Biznes

Në 2014 janë shitur 1 milliard smartfonë Android

Feb 1 2015
0 Shpërndarje
Në 2014 janë shitur 1 milliard smartfonë Android

smartphone-shipmentsNjë hulumtim i ri nga Strategy Analitics rezulton se në vitin 2014 u shitën më shumë se një milliard smartfonë Android duke shënuar kështu vitin më të suksesshëm për këtë sistem operativ.

Firma deklaroi se smartfonët Android përbënin 81% të dërgesave të telefonëve në gjithë botën për vitin 2014. Specifikisht janë shitur 1.3 miliard njësi. Me këtë shifër Android kaloi platfomën iOS të Apple që sipas të dhënave shiti 192.7 milion smartfonë në 2014 ose e thënë ndryshe 15% të tregut.

Ndërkohë smartfonë Windows Phone të Samsung zuri 3% të tregut shifër kjo e cila përkthehet në 38.8 milion njësi të shitura. Strategy Analitics raporton se dërgesat e smartfonëve u rriten me 30% nga viti në vit. Kryesisht një rritje të madhe kanë pasuar tregjet në rritje si Kina dhe Indonezia. Parashikohet që dhe 2015 të jetë një periudhë e suksesshme për prodhuesit kryesorë të smartfonëve. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>