Harduer

Në 2014 janë shitur 720.000 orë inteligjente me platformën Android Wear

Feb 12 2015
0 Shpërndarje
Në 2014 janë shitur 720.000 orë inteligjente me platformën Android Wear

3601_2040.0.0Firma kërkimore Canalys ka raportuar së fundmi se gjatë vitit të shkuar u shitën gjithsej 720.000 orë inteligjente me platformën Android Wear. Sipas të dhënave të mbledhura nga kompania, lider në shitje është Motorola që përfaqësohej nga Moto 360. Firma gjithashtu deklaroi se LG G Watch R debutoi më mirë se sa versioni i saj paraardhës G Watch. Edhe Samsung u rrit në pozitë falë vendimit të kompanisë për të mbështetur si Android Wear ashtu dhe sistemin operativ Tizen me disa produkte të tilla.

Por pavarësisht shitjeve të suksesshme, orët inteligjente kanë shumë për të bërë nëse duan të jenë po aq të nevojshme sa smartfonëve tanë. Një orë inteligjente mund të mos zëvëndësojë kurrë një smartfon por deri më tani orët inteligjente kanë një nivel të kënaqshëm popullariteti. Ngjarja kryesore në këtë treg për këtë vit pritet të jetë lançimi i Apple Watch i cili parashikohet të debutojë në muajin Mars. Me këtë prurje të re, shifrat e shitjeve të orëve inteligjente do të rriten dukshëm krahasuar me vitin që lamë pas. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>