Analiza

Në 2014-tën, platformat Android dhe iOS së bashku zotëronin 96.3 % të tregut të smartfonëve

Feb 25 2015
0 Shpërndarje
Në 2014-tën, platformat Android dhe iOS së bashku zotëronin 96.3 % të tregut të smartfonëve

iphone_6_plus_front-100564135-galleryDy platformat e njohura, Android dhe iOS, kanë shënuar një rritje të pjesës së tregut global të botës mobile në 2014, dhe që të dyja bashkë zotërojnë 96.3 % të gjithë smartfonëve.

Kjo është një rritje e konsiderueshme krahasuar me 93.8 % që ishte në 2013. Këto të dhëna vinë nga firma kërkimore IDC. Platforma Android u rrit nga 78.7 % në 81.5 % në 2014, ndërsa iOS u shoqërua me një rënie të vogël nga 15.1 % në 14.8 %.

Por pavarsisht nga kjo rënie, dërgesat e smartfonëve dhe tabletëve me platformën iOS u rritën më 25.6 % kjo falë modelit të ri iPhone 6 prezantuar në Shtator të 2014. Apple kishte shitur 192.7 milion smartfonë në 2014, ku edhe në këtë aspekt kemi të bëjmë me një rritje të konsiderueshme krahasuar me 153.4 milion në 2013. Apple iu përgjigj kërkesës së konsumatorëve me iPhone 6 duke sjellur një ekran të madh në smartfonët e kompanisë dhe ekzaktësisht 4.7 inç he 5.5 inç.

Ndërsa viti 2014 për platformën Android ishte një sukses i vërtetë. Numri i smartfonëve dhe tabletëve me këtë platformë të shitur vetëm në 2014, është një shifër kolosale prej 1 miliard telefonësh Android. Në 2013 kjo shifër nuk shkoi më shumë se 802 milion smartfonë Android të shitur. Rritje nga prodhuesit e telefonëve Android patën kompanitë kineze të ZTE, Huawei dhe Xiaomi. Samsung qëndroi në vend ndrësa LG pati një rritje të konsiderueshme.

Në fund vjen Microsoft me divizionin e saj të sistemit operativ dhe tashmë edhe atë të paisjeve mobile. Në 2014, gjigandi softuerit kishte shitur 34.9 milion njësi, një rritje e vogël krahasuar me 33.5 milion njësi në 2013. Kompania çdo ditë e më shumë tregoi se po përqendrohej kryesisht në tregun e telefonëve të lirë duke lënë hapërisë për Samsung dhe HTC ti përgjigjen tregut të telefonëve premium me kosto të lartë. Sipas IDC-së, ka gjasa që Microsoft ti kthehet tregut të telefonëve premium këtë vit.

Përsa i përket Blackberry, mund të themi se edhe 2014 ishte një vit i keq, pasie sistemit operativ mobil i kompanisë ra nga 1.9 % në 2013 në 0.4 % në 2014. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>