Blog

Në 2018-ën Kina do të ketë Wikipedian e saj

May 3 2017
0 Shpërndarje
Enciklopedia e Kinës është publikuar fillimisht në 1993 në letër ndërsa në 2012-ën u publikua edicionin i dytë. Në 2018-ën Kina do të ketë Wikipedian e saj Photo Source: PHILIPPE LOPEZ

Kina do të lançojë së shpejti një version të enciklopedisë së saj vitin e ardhshëm për të konkurruar me Wikipedia-n.

Zyrtarët e këtij vendit më të madh në botë për nga popullsia thanë se 20,000 njerëz po kujdesen për mbarëvajtjen e projektit i cili do të ketë 300,000 titujt me nga 1,000 fjalë secila.

Ndryshe nga Wikipedia, enciklopedia e re do të ndërtohet nga studiues të universiteteve shtetërore në Kinë dhe nuk mund të editohet nga vullnetarë. Wikipedia është e disponueshme në Kinë, por disa përmbajtje janë të bllokuara.

Enciklopedia e Kinës është publikuar fillimisht në 1993 në letër ndërsa në 2012-ën u publikua edicionin i dytë.

Ideja e një versioni online u aprovua vetëm në 2011-ën ndërsa puna ka filluar muajt e fundit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>