Blog

Në 2020-ën inteligjenca artificiale do të krijojë 500 mijë vende të reja pune

Dec 15 2017
0 Shpërndarje
Analistët thonë se duke nisur nga viti 2020, krijimi i vendeve të punës që lidhen me Inteligjencën Artificiale do të marrë një kthesë pozitive, ndërsa në vitin 2025 do të numërohen 2 milionë vende të reja pune më shumë. Në 2020-ën inteligjenca artificiale do të krijojë 500 mijë vende të reja pune

Në vitin 2020, Inteligjenca Artificiale do të krijojë më shumë vende pune se sa do të humbin prej saj – 2,3 milionë kundrejt 1,8 milionë në nivel botëror – me një rritje pozitive prej 500 mijë vendesh të reja pune. Ky është parashikimi që bën shoqëria e kërkimit Gartner.

Numri i vendeve të punës që do të goditen nga Inteligjenca Artificiale ndryshon në bazë të sektorit. Deri në vitin 2019, shërbimi mjekësor, sektori publik dhe ai i arsimit do të shohin një kërkesë gjithnjë e në rritje për punë, ndërsa prodhimi do të jetë sektori që do të preket më shumë. Analistët thonë se duke nisur nga viti 2020, krijimi i vendeve të punës që lidhen me Inteligjencën Artificiale do të marrë një kthesë pozitive, ndërsa në vitin 2025 do të numërohen 2 milionë vende të reja pune më shumë.

“Në të kaluarën, shumë inovacione të rëndësishme janë shoqëruar me një periudhë tranzicioni, gjatë së cilës një numër i madh njerëzish kanë humbur vendet e punës, ndjekur nga një rikthim dhe ndryshim i biznesit. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Inteligjencën Artificiale” shpjegon kërkuesja Svetlana Sicular. /Monitor

Lajmet e fundit>