Harduer

Në 2020-ën mund të keni një kompjuter optik që kryen veprimet me shpejtësinë e dritës

Aug 12 2014
0 Shpërndarje
Në 2020-ën mund të keni një kompjuter optik që kryen veprimet me shpejtësinë e dritës

optalysys-optical-computing-multiple-lasers-640x353Optalysys, një kompani teknologjike britanike, thotë se ka si qëllim të krijojë një kompjuter optik i cili kryen veprimet me shpejtësinë e dritës. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Optalysys thotë se kjo teknologji për të cilën kurrë nuk keni dëgjuar më parë, mund të vendosë një superkopmjutër në tavolinën tuaj në vitin 2020.

Kur ne flasim për një kompjuter optik aktualisht i referohemi një numri shumë të madh teknologjish të ndryshme dhe konkurrente. Realisht kompjuteri optik ka të bëjë me përdorimin e dritës në vend të elektricitetit.

Ndër të tjera ky lloj kompjuteri është i mirë për dy arsye: konsumon shumë pak energji dhe mund të kryesh një numër të palimituar veprimesh në të njëjtën kohë, ndërkohë që në një kompjuter normal kur duhet të kryhen disa veprime ato bëhen në mënyrë sekuenciale.

Për sa i përket konsumimit të energjisë Hpcwire shprehet se kosto mesatare e një kompjuteri optik është rreth 3500 $ në vit. Krahasojeni këtë me kompjuterin më të shpejtë në botë i cili ka një kosto prej 21 milion dollarë në vit. E pakrahasueshme apo jo? Optalysys shprehet se kjo teknologji ndodhet në laboratorët e Nasa-s dhe është gati për tu testuar në laborator. (PCWorld Albanian)

Tags >

pc
Lajmet e fundit>