Vëzhgim

Në anën e klientit

Mar 3 2009
0 Shpërndarje
Në anën e klientit

Bleva një SanDisk E280 Mp3 player në Micro Technology Service, por kur e mora nuk punonte. Shërbimi për klientët i kompanisë më drejtoi t’i shkruaj një e-mail RMA-së, (Return Merchandise Authorization – Autorizimi për kthimin e mallrave), për të marrë një vërtetim me numër për ta kthyer produktin.Por kur u shkrova, përgjegjësi për punën me shkresa i Micro Technology Service më tha se kisha gabuar faturën. Megjithëse i kam dërguar kompanisë disa herë kopjet e faturës, SanDisk nuk do të më japë një vërtetim për kthimin e produktit.

Përgjigja e OYS: Ashtu si edhe shumë prodhues, SanDisk mundëson t’i zëvendësoni produktet me defekt, por duhet të merrni një numër nga RMA për produktet që kanë garanci. Për ta marrë këtë numër, duhet ta keni dëshminë e blerjes nga shitësi. Personi kontaktues në SanDisk tha se fatura e Alburnit nuk tregonte nëse produkti ishte i ri ose i riparuar (Micro Technology i shet të dyja llojet). Garancia e SanDisk përfshin vetëm produktet e reja dhe pa këtë informacion kompania nuk do t’ia jepte Alburnit numrin e RMA-së. Pasi folëm me SanDisk, kompania e kontaktoi Alburnin për të marrë informacionin e nevojshëm, që me të vërtetë ai e kishte blerë një produkt të ri. Kompania jo vetëm që i dërgoi Alburnit një numër të RMA-së për ta ndërruar produktin, por i dhuroi atij një model edhe më të mirë (Sansa Fuze).
Kur bëni tregti në një ueb faqe, para se të blini ndonjë produkt, kontrollojeni nëse ai është i ri apo i riparuar. Shumica e kompanive ofrojnë garanci të limituara apo nuk ofrojnë fare garanci për produktet e riparuara. Prandaj, është mirë që gjithmonë ta merrni dëshminë nga shitësi kur artikulli është i ri. Gjithashtu, sigurohuni të dërgoni faturën e duhur. Dëshmia e blerjes paraqet faturën në të cilën shkruan emrin e produktit të blerë bashkë me një numër serial që tregon shumën e paguar.

Transaksionet e parave në Kanada

Dennis Harrison nga Markham, Ontario, na kontaktoi pasi nuk kishte mundësi ta rifreskonte (update) versionin e ri të softuerit Microsoft Money personal finance. Harrison nuk mundi ta gjejë produktin as në shitoret vendore, ndërsa kishte dëgjuar fjalë se Microsoft ishte duke e shitur produktin në Kanada. Ndërkohë, Microsoft konfirmoi se tash për tash nuk e ka në plan të lëshojë në shitje një version të ri të Microsoft Money në Kanada. Megjithatë, Microsoft i këshillon klientët e vet që të vizitojnë Sympatico/MSN Finance (finance.sympatico.msn.ca) për burimet e menaxhimit të parave (megjithëse, ata nuk do të kenë mundësi të shkarkojnë transaksione bankare). Instituti Quicken 2009 software, mbështet shkarkimin e transaksioneve nga institutet kanadeze.

Edhe një tjetër bateri e rrezikshme

Komisioni për Sigurinë e Produkteve në SHBA ka bërë thirrje për heqjen nga përdorimi të baterive me përmbajtje litiumi (litihium batteries). Të prodhuara nga Sony dhe të përdorura pjesërisht në Dell, Hewlett-Packard, si dhe modelet e laptopëve të Toshiba, bateritë mund të nxehen aq shumë saqë mund të shkaktojnë edhe zjarr. Në 19 rastet e raportuara për bateri të nxehura, 17 prej tyre kanë rezultuar me zjarr, 10 raste janë raportuar për dëme të vogla, ndërsa 2 persona kanë pësuar djegie të vogla. Komisioni (SPSC) ka përpiluar në uebfaqen e vet një listë të baterive të rrezikshme, si dhe të dhënat e kompanive të këtyre baterive (find.pcworld.com/61981). Nëse modeli i baterive tuaja gjendet në listën e përpiluar, atëherë largojini menjëherë nga përdorimi dhe përdorni mbushësit (adapterët) derisa të gjeni zëvendësim për bateritë. Një problem i tillë me bateritë e laptopëve kishte ndodhur edhe më 2006-n, kur miliona laptopë ishin prekur nga ky problem. Ndërkohë, deri tani, 35 mijë laptopë janë prekur në Amerikë, ndërsa 65 mijë laptopë të tjerë janë prekur në vendet e tjera të botës

 

 

Lajmet e fundit>