Vëzhgim

Në anën tuaj

Jan 12 2010
0 Shpërndarje
Në anën tuaj

Dëshiroja ta përdorja diskun NAS si një media server të lidhur në një router, por funksionon vetëm kur është i lidhur me një port USB ose me një kompjuter të startuar rrjeti. Vox më premtoi një rikthim të plotë nëse do të dërgoja prapa N1-in. Vox ka N1-in tim tani dhe ende nuk më ka kthyer të hollat. A mund të më ndihmojë dikush?
Rajah Chacko, Charlotte, North Carolina

OYS përgjigjet: Ne tentuam të kontaktojmë me Vox Products (të njohur edhe si Vox Inc dhe Vox Digital Corp.) disa herë radhazi, por asnjëherë nuk morëm përgjigje. Ne thirrëm numrin e telefonit në web faqen e Vox dhe vendosëm dy porosi, por një mailbox i stërmbushur (sipas të gjitha gjasave nga konsumatorët e tjerë të pakënaqur) na parandaloi të vendosnim më shumë porosi.
Vox Products ka një histori të të qenët të papërgjegjshëm. Better Business Bureau ka regjistruar 69 ankesa ndaj kompanisë gjatë 36 muajve të fundit; prej këtyre 30 kanë mbetur pa përgjigje.
Nëse përballeni me kompani të papërgjegjshme si Vox, vendosni një anketë te BBB dhe në zyrën e avokatit kryesor të vendit tuaj. Gjithashtu ju rekomandojmë të lajmëroni zyrën e avokatit lokal të divizionit të mbrojtjes së konsumatorit dhe të vendosni një anketë me Federal Trade Commission.
Për të verifikuar pretendimin e një prodhuesi, se një produkt është i përshtatur me DLNA, shikoni listën e pajisjeve të tilla pranë www.dlna.org. Certifikimi nga Digital Living Network Alliance siguron që një pajisje është testuar dhe vërtetuar si e përshtatur me një numër të madh të pajisjeve të ndryshme elektronike të dizajnuara për të qenë të përshtatura me linjat operative DLNA.

Shokët në vendet e larta

Mark Stolzenburg nga Chesterfield, Misouri, në përgjithësi ishte i lumtur me rezultatet e printimit nga Canon Faxphone L80, por bllokadat e vazhdueshme të letrës dhe dokumentet e printuara përgjysmë e shtynë të kontaktojë me përkrahjen teknike të Canon. Me ofrimin e opsionit për të ndërruar njësinë, ai specifikoi qartë se nuk dëshironte një të përdorur. Pavarësisht kësaj, kur Stolzenburg mori njësinë, ai kuptoi se ishte e përdorur dhe e riparuar. I dëshpëruar, ai kontaktoi direkt me presidentin e Canon dhe na dërgoi një e-mail edhe tek ne. Canon i dërgoi Stolzenburg-ut një printer të ri, për të cilin ai thotë se funksionon për mrekulli.
Nuk mund të jemi të sigurt nëse përfshirja e rubrikës “Në anën tuaj” në CC të e-mailit e ka ndihmuar Stolzenburgun të marrë një trajtim më të mirë, por ia vlen të provohet. Nëse ju nuk merrni një përgjigje të kënaqshme nga përkrahja teknike, ju rekomandojmë të rritni shkallën e ankesës te menaxheri i shërbimit të konsumatorëve dhe të vendosni në cc presidentin e kompanisë dhe rubrikën “Në anën tuaj”.

Tërheqje baterie nga laptopët HP
Hewlett-Packard, në kooperim me komisionin amerikan të sigurisë së produkteve të konsumatorëve, është duke tërhequr përafërsisht 70.000 bateri litium-hekur nga laptopë të ndryshëm HP dhe Compaq. Linjat e produkteve të cilat mund të ndikohen nga bateria përfshijnë Compaq Presario, HP, HP Pavilion dhe HP Compaq (shikoni find.pcworld.com/63308 për një listë të modeleve dhe baterive me bar kode). Ka pasur dy raporte të baterive të tejnxehura, por deri në këtë moment nuk janë lajmëruar raste të lënduarish. HP këshillon konsumatorët që menjëherë të largojnë baterinë e tillë nga laptopi i tyre dhe të kërkojnë një zëvendësim pa pagesë përmes web faqes së përmendur më lart. Telefononi HP-në në 800/899-2031 për më shumë informata.

Lajmet e fundit>