Lajmet

Në Britani mbahet konkursi mbi foton më të mirë të profilit në Facebook

Dec 19 2010
0 Shpërndarje
Në Britani mbahet konkursi mbi foton më të mirë të profilit në Facebook

Shumëllojshmeria e fotove në Facebook tregon mbi personalitetin e përdoruesve të  profilit. Cfarë shpreh e fotja juaj? A ju tregon ajo të zgjuar apo qesharak? Të bukur apo të pasigurt? Të gëzueshëm apo të vetmuar? Ju tregoni veten tuaj, apo keni dal bashkë me shokët? Apo jeni një prej atyre personave që preferojnë të mos vendosin veten e tyre në fotografi dhe vini një mace apo ndonjë peisazh!

Epo tashmë kjo zgjedhje u vështirësua akoma edhe më shumë, nëse ju jetoni ne U.K. dhe jëni regjistruar në konkursin e fotografisë së profilit më të mirë në Facebook.

Jo, nuk është lojë, kjo gjë ekziston me të vërtetë! Por ky eveniment ka dhe një rëndësi kulturore që shkon përtej komercialismit të tij. Ky konkurs do të tregoj se sa është zgjuarsia e shtetit Britanik, edhe pse së fundmi ka rënë shumë. Sigurish ata bëjnë tek tuk ndonjë film të ri i cili kalon, por fakti është qe sheti i Britanisë është në pazëm. Ata nuk mundën të zgjidhnin dot as një parti politike, prandaj zgjodhën dy të tilla.

Në qoftë se foto e zgjedhur nga ky konkurs do të jetë me një natyrë artistike, atëherë kjo gjë do të ngrej shtetin në një pozicion mbi mediokritet. Organizatorët e konkursit kanë zgjedhur disa figura të njohura të fushës artistike për të zgjedhur fotografinë më të bukur. Disa prej antarëve të jursië janë : Jonathan Yeo, një nga piktorët e portreteve më të famshëm në botë i cili ka pikturuar Tony Blair dhe Sienna Miller, fotografi Martin Parr dhe humorsiti Bill Bailey.

Kriteri për të hyr në konkurs është shumë i lirë, madje tek rregullat e konkursit thuhet që fotoja e profilit mund edhe të mos përmbaj individë. Data e fundit në të cilën Britanikët do të mund të shprehin talentin e tyre aristik është 17 Janari. Çmimi i fituar, nuk do të jetë në para, por do të jetë “Pavdekshmëria në Internet” një çmim i konsideruar si shumë herë më i vlefshëm se çdo shumë në para.

Lajmet e fundit>