Lajmet

Në CeBit prezantohen radiot e Blaukpunkt që lidhen me radio stacione në internet përmes 3G

Mar 5 2009
0 Shpërndarje
Në CeBit prezantohen radiot e Blaukpunkt që lidhen me radio stacione në internet përmes 3G

Blaukpunkt ka prezantuar një seri të radiove për vetura të cilat i mundësojnë përdoruesve të dëgjojnë mbi 16,000 radio stacione në gjithë botën.  Modelet “New Jersey 600i” dhe “Hamburg 600i” të cilët janë të parët të këtij lloji sipas Blaukpunkt, janë paraqitur në panairin CeBit në Hannover të Gjermanisë.

Përmes lidhjes Bluetooth, radioja lidhet me telefonin celular nga ku shfrytëzon shërbimin e internetit 3G dhe pastaj mund të lidhet me cilindo radio stacion online. Blaukpunkt ka zgjedhur mënyrën e lidhjes përmes telefonit celular në vende se të vendoste një modem brenda radios për shkak të kursimit nga tarifat e larta të roaming-ut.

Planet e ardhshme janë që Blaukpunkt të zgjerojë këtë sistem në IPTV të cilat në një të ardhme mund të jenë në dhomën tuaj të ditës.  Të dy modelet do të dalin në shitje gjatë pjesës së dytë të vitit në Europë, derisa “Hamburg 600i” do të kushtojë 299€ dhe “New Jersey 600i” do të kushtojë rreth 399€.

 

 

 

Lajmet e fundit>