Lajmet

Në cilën ditë të javës humbasin më shpesh telefonat

Dec 7 2012
0 Shpërndarje
Në cilën ditë të javës humbasin më shpesh telefonat

Dita më shpeshtë e javës për humbjen e telefonave është e diela pasdite, veçanërisht në muajin dhjetor.

Një sondazh i kryer mes 3500 britanikëve nga kompania e data backup Mozy, zbuloi se njerëzit në Britani i humbin më tepër pajisjet e tyre gjatë kësaj periudhe për shkak të shpërqendrimit që u sjellin festat e fundvitit.

Në një kohë kur blerja e dhuratave dhe të nxituarit nga një party në një tjetër, është e vështirë të jesh i përqendruar për gjithçka.

Ndër elementët e tjerë janë bizhuteritë dhe çelësat, ndërsa smartfonët përbëjnë 35% të të gjitha objekteve të humbura gjatë këtij muaji nga meshkujt dhe 25% nga femrat.

Studimi zbuloi gjithashtu se të rriturit britanikë kanë humbur një pajisje elektronike si smartfon, laptop apo MP3 player vitin e kaluar.

Megjithatë, 57% e të pyeturve u shprehën se janë më tepër të shqetësuar mbi humbjen e të dhënave se sa vetë pajisjes. Diferencat rajonale ishin një pikë tjetër që u theksua në raport.

Për shembull, amerikanët kanë 2 herë më tepër gjasa për të humbur laptopët, ndërsa gjermanët janë katër herë më të prirur për të humbur çelësat. (PCWorld Albanian)

Tags >

celular
Lajmet e fundit>