Lajmet

Në detaje: Çfarë është Office 365?

Apr 14 2015
0 Shpërndarje
Në detaje: Çfarë është Office 365?

office-logo-word-photoCa prej nesh njohin vetëm aplikacionet Word, Excel, PowerPoint. Por shpeshherë mund të keni dëgjuar për termin “Office 365”. Nuk e keni idenë se çfarë është? Epo Microsoft e përshkruan kështu:

“Office 365” i referohet një abonimi që ofron akses në aplikacionet Office së bashku me disa shërbime të tjera produktiviteti në internet (shërbimet cloud), të tilla si Lync Web, Exchange Online, OnDrive dhe Skype.”

Përsëri keni paqartësi? Ekzistojnë disa plane tarifore të Office 365 bazuar në nevojat e përdoruesit si Office 365 Personal, Home, Student dhe Bussines. Secili prej abonimeve ofron akses të plotë në aplikacionet desktop dhe mobile të Office në platforma Android, iOS dhe Windows Phone. Së bashku me këto përfitoni edhe hapësirë pa limit në OneDrive dhe minuta në Skype. Një pjesë e madhe e telefonëve përmbajnë një abonim falas për shkak të ekranit të vogël dhe abonimi më tipik është Office 365 Personal.

lumia-640-office-365-appOffice 365 Personal

Ja çfarë përfitoni:

* Akses të plotë në aplikacionet Office nga një kompjuter, tablet dhe telefon.

* 1 TB hapësirë në OneDrive

* 60 minuta në Skype çdo muaj me të gjithë operatorët në planet

* Përditësimet më të fundit të aplikacioneve Office

* Eskpertizë dhe mbështjetje teknike 24/7

offoce-365-price-screenSa kushton?

Vitin e parë është falas në telefonët dhe tabletët tanë më pas duhet të paguan 6.99 dollar çdo muaj ose 69.99 dollar në vit nëse i paguani menjëherë. Nëse kërkoni më shumë akses, atëherë mund të kaloni në abonimin Office 365 Home që ofron akses në aplikacion Office në 5 kompjutera, 5 tabletë dhe 5 telefonë e gjitha për 9.99 dollar në muaj ose 99.99 dollar në vit.

Office_Lede_Ipad_SurfaceKu mund ta përdor?

Lajmi i mire është se apliakcionet Office 365 janë të disponushme në çdo platformë thuajse që nga kompjuterat Windows dhe Mac gjer tek Android, iOS dhe Windows Phone. Në versionin e ardhshëm të sistemit operativ Windows 10, aplikacionet Word, Excel dhe PowerPoint do të jenë falas por që ofrojnë funksionalitet bazik.

office-word-powerpoint-excel-windows-heroKu mund ta blej?

Nëse jeni të interesuar të blini këtë suite produktiviteti atëherë çdo gjë është e thjeshtë mjaft të vizitoni dyqanin online të Microsoft ose edhe të distributorëve të autorizuar. Por një pjesë e madhe e produkteve elektronike si kompjuterat kanë të përfshirë një abonim 12 mujor në Office 365. Nëse doni të paguan online, vizitoni uebsajtin e Microsoft. Për më shumë informacion lidhur me përdorimin e aplikacioneve të Office 365 vizitoni këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>