Harduer

Në detaje: Gorilla Glass

Feb 5 2013
0 Shpërndarje
Në detaje: Gorilla Glass

Gorilla Glass 1Për të gjithë ata që përdorin telefoninë mobile gjithsesi janë të njohur me termin – Gorilla Glass.

Gorilla Glass, përkatësisht qelqi Gorilla është produkt i kompanisë Corning, i cili kryesisht shërben për mbrojtjen e ekraneve të pajisjeve portative nga gërvishtja dhe plasaritja. Qelqi Gorilla është shumë i hollë dhe për këtë arsye nuk e zvogëlon ndjeshmërinë e ekraneve me prekje, e duke pasur parasysh që është po ashtu edhe shumë i lehtë nuk ndikon në peshën e pajisjeve.

Cilat janë të veçantat rreth qelqit Gorilla dhe cilat janë dallimet mes prodhimit të kompanisë Corning dhe qelqit të thjeshtë – mësoni në vazhdim të tekstit.

Historia

Corning është kompani e themeluar në mes të shekullit 19. Me qelq të përforcuar filluan të merren ne vitet 60-të të shekullit të kaluar, ndërsa prodhimi i parë i këtij lloji u quajt muscled glass (xham muskuloz).

Në këtë drejtim ata u zhvilluam veçanërisht nga fillimi i vitit 2005 kur Motorola e prezantoi modelin e vet të parë RAZR. Duke parë se si në këtë model ekrani është bërë nga qelqi, e cila ishte në interes të kompanisë, filluan të investojnë në zhvillimin e teknologjisë së tyre në mënyrë që prodhimeve të ardhshme t’u ofronin qelq edhe më të mirë. Corning formoi grupin e ekspertëve dhe filluan të zhvillonin qelqin me emrin kodues – Gorilla Glass.

Pas një viti Apple zbuloi se prototipi i tyre i iPhone-it gërvishtet në rast se gjendet në xhep së bashku me psh çelësat. Drejtori i atëhershëm i Apple-it Steve Jobs kontaktoi kompaninë Corning për të pyetur në lidhje me muscled glass-in.

Pasi i thanë se janë duke punuar në teknologjinë e re (atëherë me emrin Gorilla Glass), Jobs-it i pëlqeu ideja kështu që qelqi i tyre u përdor në gjeneratën e parë të iPhone-ve të cilët u paraqitën një vit më pas.

Pas kësaj, Corning filloi të shpërndante prodhimin e vet edhe shumë kompanive tjera.

Prodhimi

Është pak e njohur se qelqi nuk është vetëm prodhim industrial, por ai gjendet edhe në natyrë. Shkëmbinj të caktuar dhe minerale shëndrrohen në xham pas kontaktit me temperatura shumë të larta. Kjo zakonisht ndodh në zonat ku vullkanet nxjerrin llavën apo në vendet ku rrufetë godasin në tokë.

Përveç fenomeneve natyrore, njerëzit me shekuj kanë prodhuar qelqin edhe vetë. Mënyra e prodhimit është e bazuar në të njëjtin parim të cilin përdor edhe natyra – me shkrirjen e shëmbinjëve të caktuar në temperatura të larta. Përsa kohë është ashtu e shkrirë dhe në formë të lëngshme është e mundur ti jepet forma e dëshiruar.

Gorilla Glass 2

Bërja e qelqit – hedhja në kallup

Prodhimin i Corning përbëhet nga tri komponente kryesore: rëra, karbonat natriumi dhe gëlqere. Përveç tyre shtohen edhe disa kimikate para procesit të shkrirjes, për shkak të cilave rezulton që prodhimi i qelqit përmban alumin, oksigjen dhe silicium.

Gorilla Glass 3Tri komponentet kryesore prej të cilave përbëhet qelqi

Pas shkrirjes së qelqit në formën e saj të lëngshme derdhet në kallepe dhe me lazer prihet në format e dëshiruara. Rezultati është qelq i hollë vetëm gjysmë milimetri. Ky lloj qelqi është shumë i ndjeshëm në thyerje, e ajo se çfarë e bën në të vërtetë Gorilla Glass shumë të fortë ndodh në hapin tjetër.

Ashtu i prerë qelqi zhytet në kalium bikromat i cili në kombinim me elementet e hapit të parë që përmendëm më lartë shkakton reaksion shumë të fortë në qelq përmes të cilit i jep fuqinë të cilën qelqi i thjeshtë nuk e ka. Gjithashtu, është me rëndësi të përmendet se qelqi Gorilla është plotësisht i pranuar për mjedisin ekologjik, sepse mund të reciklohet në tërësi.

Gorilla është në qelq

Corning nuk është e vetmja kompani e cila prodhon qelq të forcuar kimikisht, megjithatë është më e njohura në treg. Pse?

Qelqi Gorilla nuk mund të blihet në ndonjë dyqan, por Corning ka lidhur kontrata ekzkluzive me prodhuesit e celularëve, televizorëve dhe pajisjeve tjera për të cilat Corning e bën qelqin sipas specifikimeve duke hequr markën e vet dhe duke vendosur markën e prodhuesit.

Për këtë arsye Corning nuk guxon të zbulojë se në cilat prodhime gjendet qelqi i tyre, përveçse kur prodhuesi i pajisjes nuk e lejon mos deklarimin.

Gorilla Glass 5 Gorilla Glass 4  

Testimi në Gorilla Glass

Përveç versionit të parë të qelqit Gorilla, Corning ka prezantuar edhe Gorilla Glass 2 në fillim të vitit 2012. Atëherë ata pretenduan se qelqi është 20% më i hollë se paraardhësi i tij duke ruajtur të njëjtat karakteristikat, me përmirësim të shtuar të precizionit ne ekranët me prekje.

Jo shumë kohë më parë në panairin CES u prezantua edhe produkti i fundit nga Corning – Gorilla Glass 3. Nga kjo kompani premtojnë se ky prodhim i ri është edhe më i fortë dhe se është madje tri herë më rezistent ndaj gërvishtjeve se sa paraardhësi i tij.

Përdorimi

Kështu sipas informacioneve në dispozicion nga faqja zyrtare e kompanisë Corning celularët me qelq Gorilla të integruar janë Lumia 920, 900, 800 dhe 710, shumica e modeleve të Motorola-s, celularët e fundit dhe tabletët e HTC-së, Samsung Galaxy S3, modelet e reja nga LG, smartfonët dhe tabletët e Asus, televizorët nga Sony dhe notebookët e Dell-it.

Ardhmëria

Corning ka disa kohë që po punon në versionin fleksibël të produktit të vet, kështu që me paraqitjen e ekranëve fleksibël ata do të jenë të mbrojtur nga gërvishtja dhe plasaritja.

Gorilla Glass 6Eksperimentët me qelq fleksibël

Mirëpo, për produktet e para me ekran fleksibël do të duhet të presim edhe pak kohë… (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>