Harduer

Në detaje: LG G4 është gati të ballafaqohet me Galaxy S6 dhe One M9

Apr 28 2015
0 Shpërndarje
Në detaje: LG G4 është gati të ballafaqohet me Galaxy S6 dhe One M9

lgg4_8989-100581787-large

Samsung dhe HTC nuk janë vetmit prodhues të cilët po duelojnë për të sjellur në treg smartfonët me materialet më të mira të ndërtimit. Nga ana tjetër LG-ja sot shfaqi potencialin e saj në dizajn ku kompania koreane nuk është e dhënë pas metalit por pas lëkurës në ndërtimin e smartfonit të saj më të mirë.

Pak minuta më parë kompana zbuloi zyrtarisht smartfonin e saj më të mirë LG G4 në New York të Shteteve të Bashkuara. Të themi të drejtën, krahasuar me modelin e vitit të kaluar LG G3, gjenerata e katërt G4 sjell përmirësime të dukshme jo vetëm në pamje por edhe harduer e softuer.

lgg4_8963-100581784-largeSmartfoni ka në bord Android Lollipop 5.1 dhe karakterizohet nga një ekran 5.5 inç Quad HD me rezolucion të frikshëm prej 2560 x 1440 piksel. LG reklamon një teknologji të quajtur Quantum HD për ekranin e saj duke pretenduar se është edhe më cilësor se ato AMOLED. E çuditshme por deri diku e justifikuar është përzgjedhja e proçesorit të G4, ku LG ka vendosur të implementojë modelin Snapdragon 808 në vend të modelit më të mirë të këtij viti që është Snapdragon 810.

Mbase zgjedhja e kompanisë ka ardhur si rezultat i problemeve të Snapdragon 810 raportuar më parë nga Samsung ç’ka bëri që kjo e fundit përdorte proçesorin e saj Exynos. Specifikat e LG G4 vijojnë me 3 GB RAM dhe 32 GB hapësirë të brendshme.

lgg4_8921-100581774-large

Kamera e smartfonit duket të jetë edhe komponenti që është përmirësuar më tepër duke kaluar nga 13 Megapiksel në 16 Megapiksel. Por nuk është madhësia e sensorit ajo që e bën këtë kamër më të mirë por hapja e re e lentes të cilën LG e ka reklamuar edhe në ftesën e saj një 1 muaj më parë. Hapja f/1.8 duhet të lejojë më shumë dritë në brendësi të sensorit duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e fotove kryesisht në ambjente me pak dritë.

Por mbase dy nga veçoritë më të rëndësishme që Samsung i largoi me Galaxy S6 këtë vit janë: Bateria e lëvizshme 3000 mAh dhe mbështetja për kartat microSD.

lgg4_8928-100581776-largePërveç harduerit fantastik, ajo që diferencon LG G4 nga konkurrentët është materiali i ndërtimit prej lëkure duke bërë këtë smartfonin e parë me një ndërtim të tillë. Ndryshe nga lëkura “e rremë” që Samsung përdorte në smartfonët e saj të linjës Galaxy, LG ka sjell një lëkurë të vërtetë për G4.

lgg4_8942-100581779-large

Gjithashtu një tjetër risi që vjen më këtë smartfon është hapësira falas që po ofron Google në shërbimin Cloud të Drive prej 100 GB. Sistemi operativ pjesë e LG G4, Android Lollipop 5.1 është një indikator i qartë sesi LG po largohet nga përshtatja e Android drejt versioneve stock të Google. Kjo do të thotë se sa më larg këtyre versioneve të përshtatura të Android, aq më shpejt do të mbërrijnë përditësimet siç ndodh me modelet e Motorola.

Nëse nuk e preferoni një smartfon prej lëkure mund të përzgjidhni plastikën por që nuk ka variante matalike të smartfonit. Dhe për ta mbyllur ne themi diçka të fundit: 2015-ta është viti i smartfonëve me materiale ndërtimi Premium. (PCWorld Albanian)

Tags >

LG G4
Lajmet e fundit>