Analiza

Në detaje: Motorola Xoom

Feb 26 2011
0 Shpërndarje
Në detaje: Motorola Xoom

Pak detaje janë të panjohura për përdoruesit e iPad, siç është vendi i butonit  të ndezjes (prapa pajisjes), mungesa e butonave të përparmë për kontrollim, dhe lokacioni i panjohur i kontrollimit të volumit. Këto detaje mund të jenë natyrisht të parëndësishme për përdoruesit e Apple por madje edhe përdorues të përkushtuar ndaj Android do të thonë se versioni 3.0 Honeycomb i Android kërkon paksa kohë për tu mësuar me të.

Por ka gjëra që funksionojnë njëjtë. Për shembull në vend se të mbahet butoni Home i shtypur për të parë listën me aplikacione në funksion, tani ka një ikonë të veçantë që shfaqjen e një menyje vertikale të aplikacioneve. Për të shikuar një listë të plotë të aplikacioneve të instaluara ju shtypuni një buton të veçantë Apps në skajin e djathtë të ekranit.

Gjersa ka mungesë të butonave të përparmë harduerik, pajisja ka një dizajn më të pastër dhe më të bukur, por në anën tjetër hapësira juaj e ekranit reduktohet në shumicën e aplikacioneve me butoan virtual. Por në momentin që e jeni veten me Honeycomb dhe Xoom, ai që shfaqet para jush është një tablet shumë i përshtatshëm për lexim dhe video.

Dimensionet

Xoom ka një ekran 10.1 inç (me dimensione prej 8.5 inç me 5.25 inç) dhe është aq i shndritshëm dhe aq i mprehtë sa që asnjë konkurrent i tanishëm në treg nuk mund të krahasohet me të. Rezolucioni prej 1280 x 800 piksela është shumë i afërt me rezolucionin e një monitori standard widescreen,.

Xoom është paksa më i vogël se iPad në landscape mode, por kjo do të thotë se kur ktheni Xoom-in në Portrait mode, ekrani është më i hollë dhe më i gjatë. Në fakt kjo është madhësi e përkryer për të lexuar libra, për të shfletuar faqe apo për të zënë hapin me gjëra tjera online. Xoom gjithashtu mund të mbahet në mënyrë komfore me një dorë dhe me tjetrën të bëhet shfletimit.

Komfori

Paneli i prapmë i tij i punuar nga goma nënkupton se ju nuk duhet ta shtrëngoni kur e mbani në duar gjatë leximit, dhe kjo është një gjë shumë e mirë krahasuar me iPad sepse tek ky tablet duke e mbajtur në duar ju do të lodheni shumë më shpejtë.

Thënë shkurt Xoom është një pajisje e shkëlqyer bazike për media konsumim – së paku deri në atë masë sa që media juaj nuk varet në muzikë. Nëse planifikoni të shikoni video apo filma ne rekomandojmë të keni një palë dëgjuese me vete.

A ka probleme me zërimin? Altoparlantët janë të vendosur prapa dhe për shkak të formës sesi duhet të mbahet në duar tableti asgjë nuk tingëllon si duhet. Kjo është edhe arsyeja pse u rekomandojmë dëgjuese.

Aspekti multimedial

Xoom ka dy kamera: Një të përparme me 2 megapiskel që shërben për video konferenca dhe bisedim në web, dhe një të prapme me 5 megapiksel që shërben për fotografim të imazheve dhe për video incizim. Fotografimi me tabletin në fakt disi të bën të dukesh qesharak. Përvoja është e njëjtë si me një celularë përveç se kjo që po mbani në duar është katër herë më e madhe.

Në anën tjetër ju jeni në gjendje të kompozoni një fotografi që duket shumë më e madhe sesa ajo që shfaqet në ekranin e një celulari, dhe ju mundëson të shikoni detaje që nuk mund t’i vëreni as në aparate të pajisura me ekrane të vogla. Është gjë e çuditshme por në të ardhmen fotografimi në këtë formë do të bëhet gjë më e zakonshme sepse tani çdo tablet që po del në treg po pajisjet me një kamerë të prapme.

Çmimi

Me një çmim në tregun amerikan prej rreth 600 eurosh, Xoom është vërtetë i shtrenjtë por një zgjidhje shumë e mirë nëse nuk ju pëlqen iPad. Në tregun e Kosovës apo Shqipërisë ende nuk kemi parë depërtimin e pajisjes por ka gjasa që në të ardhmen e afërt të paraqitet edhe këtu për shitje në format e zakonshme: nisur nga çmimi i iPad në tregjet tona prej mbi 600 euro ka gjasa që Xoom të sillet gjithashtu në një nivel të ngjashëm.

Të mirat: Ekrani i madh ofron shumë hapësirë për lexim dhe shikim të videove. Procesori i shpejtë prej 1 GHz sjellë performancë të shkëlqyer për lojëra dhe aplikacione, ndërsa  Honeycomb thjeshtëzon dhe optimizon Android-in për tabletë. Dy kamerat dhe tastiera opsionale e jashtme e bënë këtë tablet një zëvendësim të shkëlqyer të një netbook-u.

Të këqijat:
Altoparlantët e vendosur prapa nuk shërbejnë për asgjë. Honeycomb duket se ka ende disa probleme për t’i rregulluar dhe përkrahja për Adobe Flash ende mungon. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>