Lajmet

Në Dropbox, tashmë përdoruesit do të mund të komentojnë mbi skedarët

Apr 28 2015
0 Shpërndarje
Në Dropbox, tashmë përdoruesit do të mund të komentojnë mbi skedarët

dropbox

Dropbox zgjodhi ditën e sotme për të sjellur një risi të re në shërbimin i saj, i cili esencialisht e bën më të lehtë shpërndarjen e skedarëve mes përdoruesve. Bëhet fjalë për veçorinë e komenteve. Çka do të thotë kjo? E thjeshtë! Përdoruesit mund të komentojnë apo të bashkëbisedojnë në lidhje me një skedar të shpërndarë nga Dropbox.

Kur të tjerët të komentojnë mbi një skedar të shpërndarë nga Dropbox, automatikisht do të lajmëroheni përmes një njoftimi në postën tuaj elektronike. Të gjithë ata që janë në gjendje të aksesojnë skedarin do të mund edhe të komentojnë mbi të por Dropbox vuri në dijeni se ky funksionalitet mund të ç’aktivizohet përmes menusë së opsioneve.

Doni më tepër? Në fakt kur të komentoni mbi një skedar mund të përmendni edhe individë specifikë thjeshtë duke vendosur simbolin [email protected] përpara emrit. Dropbox tashmë ofron mbështetje për aplikacionet Office Online ç’ka bën të mundur për përdoruesit të editojnë dokumentet e krijuara në aplikacionet Office brenda Dropbox.

Komentet janë që disponueshme që tani në ueb aplikacionin e Dropbox ndërsa kompania tha se “së shpejti” do sjellë këtë risi tek aplikacionet mobile. (PCWorld Albanian)

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>