Lajmet

Në Etiopi, biseda në Skype dënohet me 15 vite burg

Jun 17 2012
0 Shpërndarje
Në Etiopi, biseda në Skype dënohet me 15 vite burg

Legjislacioni i ri që është miratuar në Etiopi mund ta dërgojë në burg një individ me heqje lirie deri në 15 vite për kryerjen e një thirrjeje prej 30 sekondash në Skype ose Google Talk. Legjislacioni ka bërë të jashtëligjshëm çdo shërbim të Protokollit të Zërit përgjatë Internetit (VoIP), raportoi Al Jazeera. Ligji, jo vetëm që ndalon përdorimin e shërbimeve VoIP, por vendos në dispozicion shërbimin Teleco që ndalon përdorimin e video bisedave, mediave shoqërore, emailit ose ndonjë shërbim që ka mundësi të bëjë bartje të llojeve të tjera të të dhënave.

Legjislacioni është cilësuar si i nevojshëm për sigurinë kombëtare të shtetit dhe thuhet se do të mbyllë një shteg që u mundësonte qytetarëve të komunikonin pa qenë të vëzhguar nga autoritetet.

Çdokush që përdor një shërbim të jashtëligjshëm të telefonave, do të ballafaqohet me dënim deri në 15 vjet burg dhe gjoba të larta. Kryerja e një thirrjeje telefonike përgjatë internetit dënohet me 3 deri në 8 vjet burg ose gjobë. Sipas Reporters Without Borders, Ethio Teleco ka instaluar së fundi një sistem për bllokim të qasjes në rrjetin Tor, të cilin përdoruesit e përdorin që të shfletojnë uebfaqet e bllokuara. (PC World Albanian)

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>