Biznes

Në Europë pritet të rriten dërgesat e pajisjeve notebook

Nov 20 2013
0 Shpërndarje
Në Europë pritet të rriten dërgesat e pajisjeve notebook

Acer_NotebooksDërgesat e pajisjeve notebook në Europë pritet të pësojnë rritje së shpejti, duke qenë se shumë shitës kanë filluar të marrin masat dhe të shtojnë inventarin e tyre për t’u përgatitur për sezonin e blerjeve të fundvitit.

Ndër shtete e ndryshme Europiane, Gjermania pritet të ketë rritjen më të fuqishme.

Blerja e markës gjermane të kompjuterëve Medion nga kompania kineze Lenovo, ka rritur shpresat për shtimin e porosive për tregun Europian të kompjuterëve. Sipas burimeve, dërgesat për në Europë kanë filluar të jenë në nivel më të lartë dhe pritet që kjo rritje të jetë e qëndrueshme gjatë vitit 2014.

Gjithashtu prodhuesi tajvanez i notebook-ëve Clevo ka ka konfirmuar se 40% e të ardhurave gjatë tremujorit të tretë të këtij viti është kontribuar nga tregu Europian.

Që prej muajit gusht, vende të tilla si Gjermania, Britania e Madhe dhe Rusia kanë treguar më tepër interes për platformat e lojërave të kësaj kompanie.

Ndërkohë Samsung Electronics, i cili ka qenë shumë prezent në tregun Europian, do të fokusohet më tepër në shitjen e pajisjeve të tilla si smartfonë dhe tabletë duke qëndruar larg linjës së produkteve notebook. (PCWorld Albanian)

Tags >

laptop
Lajmet e fundit>