Lajmet

Në Facebook tani mund të përcaktoni vijueshmërinë e llogarisë suaj edhe pas vdekjes

Feb 12 2015
0 Shpërndarje
Në Facebook tani mund të përcaktoni vijueshmërinë e llogarisë suaj edhe pas vdekjes

facebook_privacy-100352985-large

Më shumë kontroll për përdoruesit. Kjo është ajo çfarë po premton rrjeti social me një veçori të re e implementuar ditën e sotme. Ky ndryshim është dizenjuar për të përcaktuar vijueshmërinë e një llogarie në rrjetin social pas vdekjes së zotëruesit të saj. Nëse kjo veçori aktivizohet, pas vdekjes së individit është e mundur të kryhen ca veprime me llogarinë e tij nga një person tjetër i përzgjedhur. Personi i cili do të menaxhojë llogarinë ka mundësi të ndryshojë foton e profilit, të vendoset një letër përkujtimi në krye të profilit dhe të pranojë ftesat për miqësi. Ky profil i shndërruar mund të shkarkojë dhe arkivojë foto.

Facebook sqaroi se kjo nuk do të thotë se është njësoj sikur ti dorëzoni llogarinë dikujt. Llogaritë të tilla nuk do të jenë në gjëndje të editojnë postime të vjetra, të aksesojnë mesazhe private dhe as të fshijnë llogarinë.facebooklegacy2-100567984-largeNë të kaluarën Facebook ngrinte llogaritë kur merrte vesh se një perdorues kishte vdekur, duke shtuar edhe fjalët “Në përkujtim” ngjitur me emrin e përdoruesit. Gjithashtu rrjeti social largonte të gjitha reklamat nga ky profil. Opsioni për llogaritë memoriale janë akoma të disponueshme ndërsa nëse dëshironi që pas vdekjes llogaria juaj të menaxhohet nga një person tjetër, ju mund të realizoni duke shfletuar tek Settings > Security > Legacy Contact.

Kjo veçori është e disponueshme vetëm për përdoruesit që përdorin llogarinë në gjuhën angleze që flitet në SHBA. Prandaj nëse nuk po gjeni dot atë çfarë po flasim ndryshohin gjuhën tek (English US).

(PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>